• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritje aplikimesh të studentëve nga Afrika dhe Azia në Gjirokastër, pritet vendim nga Ministria për pranimin e tyre

by S T
24/10/2024 12:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër është përballur këtë fillim viti të ri akademik me një rritje masive aplikimesh nga studentë nga Afrika Veriore dhe Azia. Në një lidhje me “Dita Jonë” gazetari i A2 CNN Rigels Malile, bëri të ditur se shumica e tyre janë nga Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera. Sipas tij qëllimi i tyre mbetet pajisja me lejeqëndrimi për të kaluar më pas në Europë.

“Fenomeni që vihet re, sipas rektorit Jaho Canaj është aplikimi në mënyrë masive i të rinjve nga vendet e treta Egjipti, Bangladeshi, India, Algjeria e vende të tjera. Kjo nuk është thjesht një dëshirë për të studiuar, por mbetet në kuadër të përfitimit të dokumentacionit për të ardhur në Shqipëri dhe për të kaluar më pas në Europë”.

Bazuar në deklaratat e rektorit të këtij universiteti, gazetari i A2 raportoi se ende nuk ka një kuadër ligjor për pranimin e tyre dhe një pjesë janë në listë pritje, deri sa të merret një vendim nga ministria e Arsimit.

“Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor për të pranuar studentë nga vende të huaja, përpos bashkëpunimeve me universitete dhe në këtë prizëm universiteti “Eqerem Çabej” nuk ka pranuar studentë që aplikojnë në faqen zyrtare, por po bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit për të vendosur një kuadër ligjor dhe të vendosen disa kritere se cilët studentë mund të pranohen dhe cilët jo, sepse kërkesat masive mbeten për t’ u pajisur me lejeqëndrimi këtu. Deri tani nuk ka studentë të pranuar, ka studentë që janë lënë në pritje, por është në varësi të vendimit që do të merret nga ministria e Arsimit”, raportoi gazetari i A2.

Studentët e huaj në Gjirokastër janë të pranishëm prej disa vitesh falë bashkëpunimeve Erasmus mes universitetit “Eqerem Çabej dhe universiteteve të tjera, kryesisht spanjolle dhe italiane. Në Gjirokastër ka edhe studentë nga Lugina e Preshevës.

Gazetari i A2 thekson se studentët nga vendet e huaja kërkojnë më shumë turizmin dhe degë që kanë të bëjnë me historinë.

Aktualisht nuk ka asnjë degë të mbyllur në Gjirokastër, regjistrimet vazhdojnë. Por problematika mbetet e njëjtë se degët e mësuesisë janë të gjitha të rrezikuara. Ka degë me një ose dy studentë dhe presin plotësimin në faza të tjera.

Ndërkohë ka 800 studentë të huaj që studiojnë në një universitet në Tiranë, 50% e të cilëve janë për mjekësi. Pedagogu Klodian Muço foli në “Dita Jonë” për rritje të kërkesave të të huajve për të studiuar në Shqipëri.

“Numër shumë i lartë kërkesash të studentëve të huaj. Këtë vit ka qenë një konkurrencë e ashpër për të zgjedhur ata 150 vetë që marrim çdo vit nga Italia në vit të parë. Janë mbi 800 italianë. Ka edhe studentë të tjerë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Mal i zi e të tjerë. Te Mjekësia zënë 50% në rang universitar zënë mbi 1/3”.

Next Post
VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

VIDEO / Luca sulmon analistët për arrestimin e Metës: O plehra, merreni sesi e kapi policia dhe jo me korrupsionin!

TË FUNDIT

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

February 7, 2026
Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

Si u rrëzua koloneli grek që spiunonte për Kinën dhe nxirrte sekretet e NATO-s?

February 7, 2026
Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

Detaje nga vdekja e 4-vjeçarit në Vlorë, dyshohet se i bëri reaksion mjalti

February 7, 2026
Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

Uashington / Spiropali takim me dy drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë: Forcim i bashkëpunimit ekonomik për rritjen e investimeve amerikane

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In