• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rritja marramendëse do vazhdojë”/ Rama për krizën energjitike: Shqipëria s’prodhon ende dot të gjithë sasinë që i nevojitet

by Java News
09/03/2022 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për energjinë. Në një koment në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë thekson edhe njëherë se jemi në situatë lufte dhe se duhet të kemi kurajo për ta përballuar.

Kryeministri shprehet se Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet. Sipas tij gjasat janë që çmimet të vazhdojnë të jenë marramendëse, por nënvizon se ata janë të vendosur për të mbrojtur konsumatorin.

E plotë:

Shqipëria nuk e prodhon ende dot të gjithë sasinë e energjisë që i nevojitet.

⚡️Prodhimi ynë varet nga reshjet e shiut e të borës, të cilat për vitin e tretë rresht janë shumë më të ulëta se sa deri tri vite më parë!

⚡️Thatësira çon deri në pikën që thuajse gjysma e nevojave për energji të mbulohet nga importi, ndërkohë që prej disa muajsh bota ka hyrë në një krizë energjitike. Tanimë edhe për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi për megavat vazhdon të rritet çmendurisht, orë e çast, nga 52 euro vjet në 550 euro aktualisht!

⚡️Gjasat janë që rritja marramendëse të vazhdojë dhe parashikimet shkojnë deri në çmendurinë totale të 1000 eurove për megavat orë!

⚡️Qysh me shfaqjen e shenjave të krizës energjitike disa muaj më parë, qeveria ka paralajmëruar kohë të vështira përpara dhe ka vendosur një mburojë financiare për familjet dhe biznesin e vogël.

⚡️Sot Shqipëria është ndoshta i vetmi vend  që nuk e ka rritur asnjë qindarkë faturën e energjisë; aktualisht çmimi i importit për kilovat ka shkuar 61 lek, ndërkohë që familjarët vijojnë ta paguajnë kilovatin njësoj si përherë, 9.5 lek!

⚡️Të gjithë këtë diferencë të frikshme ekonomikisht e mbulon krejtësisht shteti, përtej 45 milionë USD që shkojnë çdo vit nga buxheti i shtetit për kompensimin e 2.5 lekëve për kilovat për çdo familje në nevojë.

⚡️Kostoja tejet e lartë e kësaj mburoje unikale rritet përditë dhe ne do të vazhdojmë ta financojmë sa të mundemi.

⚡️POR të gjithë duhet të vetëdijësohen se tanimë tregu i energjisë është pengu më i madh i luftës, e cila nuk sjell kurrë të mira, po vetëm dhimbje.

Këtë luftë nuk e ka zgjedhur Shqipëria dhe ne shqiptarët as nuk e ndalim dot, as nuk shmangim dot. Duhet vetëm ta përballojmë me kurajo, besim dhe durim. Të bashkuar jo të ndarë🇦🇱

g.kosovari

Next Post
S’ka turizëm pa mjedis të pastër/ Kumbaro nga Gjirokastra: Ky viti i kthesës në menaxhimin e mbetjeve

S’ka turizëm pa mjedis të pastër/ Kumbaro nga Gjirokastra: Ky viti i kthesës në menaxhimin e mbetjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

Dëmshpërblimet për përmbytjet, Braçe i kthehet Vengut: Ku janë paratë? S’po i gjej as në buxhet as në relacion

January 27, 2026
Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

Ndërprerja e energjisë në Berlin, 1 milion euro shpërblim për informacione mbi ekstremistët Vullkan

January 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Janar 2026

January 27, 2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In