• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja ekonomike për vitin 2018, FMN ul parashikimin me 0.4 %, efekte nga përfundimi i projekteve të mëdha

by A R
10/10/2017 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e sapobotuar “Panorama Ekonomike Globale-Tetor 2017” ka rishikuar në ulje parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2018, në 3.7%, nga 4.1% që ishin pritshmëritë në raportin e marsit, duke e reduktuar me 0.4 pikë përqindjeje.

Për vitin 2017, FMN pret që ekonomia shqiptare të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3.7 për qind dhe konfirmon të njëjtin qëndrim të marsit.

Edhe viti 2022 është korrigjuar në vlerë modeste me 0.1% më pak, nga 4.1% në 4%.

Ky parashikim për Shqipërinë vjen vetëm pak ditë pas mbylljes së vizitës së fundit të misionit të Fondit në Shqipëri, ku theksi u vu tek një seri pikash të rëndësishme por ngadalësimi i ekonomisë ishte një prej tyre. http://www.monitor.al/deklaratat-e-forta-te-fmn-se-ppp-te-rrezik-domethenes-fiskal-detyrimet-e-prapambetura-arrijne-ne-120-milione-euro/

FMN në njoftimin njoftimin konkludues të Artikullit IV pak ditë më parë,  nënvizoi se ngadalësimi i ekonomisë do të vijë si efekt i përfundimit të projekteve të mëdha të energjisë.  Gjithsesi kjo pritet të balancohet me reformat drejt integrimit në BE dhe rimëkëmbjen e partnerëve tregtarë.

“Risqet për këtë parashikim janë të balancuara. Në aspektin pozitiv, rritja e besimit pas zgjidhjes së paqartësisë politike dhe efektet nga projektet e mëdha në energjetikë dhe infrastrukturë mund të çojnë në investime më të mëdha dhe në një rimëkëmbje më të fortë të kredisë. Në aspektin negativ, vijimi i kushteve të motit të thatë mund të ketë ndikim në prodhimin e energjisë elektrike dhe të paraqesë risqe pothuaj-fiskale. Një ngadalësim i ritmit të reformave dhe shkarjet fiskale mund ta ulnin besimin, të rrisnin primet e riskut dhe të rrisnin risqet e përhapjes së efekteve. Vështirësitë në sistemin bankar në Evropë ose ulja me shpejtësi e levës financiare nga bankat në BE mund të çonin në stres të sektorit financiar”, thuhet në deklaratë.

“Në këtë kuadër, prioritetet kryesore për politikat janë i) ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe ii) thellimi i reformave strukturore për ta përmirësuar klimën e investimeve dhe për të arritur nivelet e të ardhurave si në BE. Politikat të synojnë t’u japin zgjidhje vështirësive që lindin nga borxhi i lartë publik, niveli i ulët i kreditimit dhe institucionet e dobëta, që i frenojnë investimet”.

Ekonomia globale në përmirësim

Ecuria e ekonomisë globale duket në rrugë të mbarë. Të dhënat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me Panoramën Ekonomike Globale tregojnë një përmirësim të përgjithshëm madje duke rishikuar në rritje parashikimet në raport me ato të bëra në muajt prill dhe korrik.

“Rritja globale, e cila në vitin 2016 ishte më e dobëta që nga koha e krizës financiare globale 3.2 për qind, është parashikuar të rritet në 3.6 për qind në 2017 dhe në 3.7 për qind në 2018. Parashikimet e rritjes për 2017 dhe 2018 janë 0.1 pikë përqindje më të larta krahasuar me parashikimin e bërë në muajin prill” thuhet në raportin  e FMN.

Për zonën euro, Japoninë, Azinë në zhvillim, Europën në zhvillim dhe Rusinë FMN ka rishikuar parashikimin në rritje, kjo pasi rritja në 6 muajt e parë të vitit 2017 ishte më e lartë sesa pritshmëritë, kurse SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar kanë pasur rishikimin në kahun ulës.

Për Britaninë ulja e parashikimit vjen si efekt i ngadalësimit në pjesën e parë të 2017 kurse për SHBA-të ka një pasiguri politike. Më herët pritshmëria ishte për një stimul fiskal të lidhur me ulje taksash por kjo nuk ka ndodhur ndaj parashikimi merr parasysh një gjendje të pandryshuar si ajo aktuale./Monitor/a.m.

Next Post
Simbole naziste në institucionin shqiptar, në kërkim autori

Në kërkim për mbishkrimet naziste, prangoset sarandjoti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

VIDEO / “Bin Salman duhet të më puthte b****”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In