• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e pagave për gjyqtarët, nuk do ndikojë në uljen e korrupsionit

by Aalison Pearse Stevens
28/08/2016 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në drejtësi parashikon që pagat e gjyqtarëve të shkojnë nga 3 deri në 5 milionë lekë, një rritje e konsiderueshme krahasuar me pagat e tyre aktuale. Argumenti ishte se një pagë e lartë ul mundësitë dhe tendencën për korrupsion. Por kjo kundërshtohet nga ekonomistët edhe juristët, sipas një shkrimi të Sot.

Për ekonomistët pagat e larta nuk janë një garanci se do të ulin tendencën për korrupsion. Pavarësisht se theksojnë se pagat duhet të jenë dinjitoze për këtë kategori, ata thonë se kjo nuk përbën asnjë garanci për se do të zhduket korrupsioni.

.“Të kesh paga të ulta apo të kesh paga të larta nuk është automatikisht e mundshme që për këtë arsye të kesh korrupsion më të lartë me pagat e ulta dhe korrupsion më të ulët me pagat e larta. Krijimi i këtyre premisave kërkon domosdoshmërisht që të ketë produkt strikt. Vërtet marrin rrisk për ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit, por në të njëjtën kohë janë të garantuar sa u takon nevojave normale jetësore”, deklaron specialisti i ekonomisë Zef Preçi.

“Rritja është e justifikueshme nëse do të ketë një produkt të dobishëm shoqëror për të pasur një funksionim më të mirë të sistemit në tërësi. Çka do të thotë të ketë një zbatim më të mirë të ligjit dhe përmirësimit të këtij shërbimi për qytetarët”, thotë Preçi.

Ndërkohë ndryshe mendojnë juristët, të cilët thonë se nuk ka asgjë shqetësuese me faktin që gjyqtarët do të paguhen me paga të larta, pasi kjo është një praktikë që është ndjekur në të gjithë botën më herët.

Ata thonë se praktika e rritjes së pagave në të gjithë botën ka rezultuar me një ulje të korrupsionit dhe shpresojnë që të njëjtin efekt rritja e pagave të ketë edhe në vendin tonë. “Në të gjitha praktikat ndërkombëtare rezulton se një pagë e lartë, e cila siguron një jetesë normale ul tendencën abuzuese dhe korruptive. Vendet e zhvilluara e kanë bërë këtë shumë kohë më parë dhe ka rezultuar efektive, ndaj nuk mendoj se ka ndonjë problem”, thotë Sokol Hazizaj. Në të njëjtën linjë me të është edhe Genc Gjokutaj, i cili thekson se rritja e pagave për këtë kategori ka qenë një rekomandim i vazhdueshëm për Shqipërinë si një mënyrë për të luftuar korrupsionin. “Ka pasur vazhdimisht rekomandime për rritjen e pagave nga partnerët, ndaj është më se normale”, thotë ai.

Next Post
Pilotët nxirren nga aeroplani pasi ishin të dehur

Pilotët nxirren nga aeroplani pasi ishin të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

Rasti Hoti dhe narko-opozita e Berishës: Hijet e krimit mbi selinë blu

February 19, 2026
‘Situata është në kontroll’, Benet Beci flet nga vendngjarja: Nuk ka pasur në Shkodër zjarr të tillë, shqetësim edhe katrahura urbanistike

Akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, GJKKO shtyn seancën paraprake për Benet Becin

February 19, 2026
LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

LIVE! Bordi i Paqes, Trump shtrëngon duart me Ramën, nis mbledhja e parë

February 19, 2026
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, Shqipëria prej 2024 hapi të gjithë kapitujt dhe synon t’i mbyllë në 2027

February 19, 2026
Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

Shpërthim i kontrolluar nesër në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Nuk do të bllokohet trafiku

February 19, 2026

Ja si përfiton Shqipëria nga Korridori VIII

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In