• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e pagave për 110 mijë punonjës të administratës, ja formula e realizimit

by Java News
30/11/2016 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pagat për 110 mijë punonjës të administratës publike, për vitin 2017, do të rriten në mënyrë të diferencuar. Qeveria ka një dokument të miratuar, në bazën të cilit do të rishikohet organizmi i sistemit të pagave në të gjitha degët e administratës publike. Bëhet fjalë për strategjinë për reformën në administratën publike, sipas të cilës, pagat nuk do të rriten në bllok për çdo sektor, por në mënyrë të diferencuar, duke u bazuar në disa kritere.

Konkretisht, strategjia e miratuar parashikon që, rritja e pagave në administratën publike do të bëhet duke u bazuar në vlerësimin e vendit të punës, në bazë të arritjeve vjetore të nëpunësve civilë, në bazë të rezultateve në trajnimet e detyrueshme, në bazë të karrierës në shërbimin civil, duke iu referua posteve të larta menaxheriale si dhe pozicioneve të veçanta në administratë.

Pra, thelbi i formulës parashikon që nëpunësit më të vlerësuar dhe me rezultate më të larta në punë do të paguhen më shumë se sa nëpunësit e tjerë. Po ashtu, personat në pozicione të rëndësishme dhe të veçanta do të paguhen më shumë. Ndërkaq, në buxhetin për vitin 2017, qeveria i ka dhënë prioritet kryesisht pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike si dhe pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Por, në të gjithë sektorët e lartpërmendur, pritet të zbatohen kriteret dhe formula e parashikuar në strategjinë për reformën në administratë.

Punonjësit që mbajnë pozicione të larta menaxheriale do të kenë një pagë më të lartë. “Gjithashtu është e nevojshme të rishikohen nivelet e pagave, veçanërisht për pozicione menaxheriale. Niveli i pagës reale në pozicionet e larta menaxheriale është ndikuar ndjeshëm nga politikat e ndjekura nga qeveria ne vitet 2005-2013, kur raporti pagë maksimale kundrejt pagës minimale kaloi nga 20,2 në 11.7, ndërsa raporti pagë maksimale kundrejt pagës mesatare kaloi nga 7.6 në 4.9.

Për pasojë, pozicionet e larta menaxheriale e kanë humbur konkurueshmërinë me tregun, duke ndikuar drejtpërdrejt në motivimin e stafit dhe në përhapjen e praktikave korruptive”, thuhet në dokument.

Strategjia parashikon rishikim të raporteve mes pagës maksimale dhe pagës minimale/mesatare në administratën publike, me qëllim ruajtjen e një piramide objektive të pagave dhe motivimin e pozicioneve drejtuese, si edhe diversifikimi i klasifikimit sipas përmbajtjes së punës. “Sistemi i pagave do të rishikohet për të mundësuar zbatimin e metodologjisë së re të vlerësimit të pozicioneve të punës, por edhe për të diferencuar pozicione të veçanta, mbështetur në përmbajtjen e punës. DAP do të krijojë kushtet e nevojshme për fillimin e zbatimit të karrierës horizontale në shërbimin civil. Për këtë qëllim do të hartohet metodologjia përkatëse dhe do të rriten kapacitetet e zbatuesve në të gjitha institucionet”, thuhet në dokumentin e qeverisë.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Beogradi: Do ketë rritje të presionit për themelimin e Asociacionit

Beogradi: Do ketë rritje të presionit për themelimin e Asociacionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In