• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e pagave në bashki, ministri Mazniku: Pavarësisht bashkisë ku punojnë, profesionistët do të paguhen njësoj

by S T
16/10/2024 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në emisionin “Ekspres” në RTSH 1 , u shpreh se reforma e pagave është shumë e rëndësishme për pushtetin vendor dhe njëson klasifikimin e pozicionin e punës me administratën qendrore, duke i rritur pagat në mënyrë domethënëse për të gjitha bashkitë në vend.

Ministri theksoi se profesionistët do të paguhen njësoj pavarësisht madhësisë së bashkisë ku punojnë.

Në pjesën më të madhe të bashkive, tha Mazniku, ka nisur rritja e pagave që nga muaj shtator, duke shtuar se,”mos në të gjitha, në shumicën e e tyre është llogaritur paga e re”.

“Sistemi i pagave që patëm para pak kohësh në bashki varionte në mënyrë shumë të madhe nga bashkia në bashki, në përputhje me madhësitë e bashkive. Që do të thotë që bashkitë e vogla i kishin pagat shumë herë më të ulta se bashkitë e mesme dhe bashkitë e mëdha i kishin pagat më të larta, ato qendër qarku. Në një diskutim të gjatë që kemi bërë me bashkitë e vendit është se diferenca mes bashkive nuk duhet bërë me nivelin e pagës të një stafi por në numrin e njerëzve që bashkia duhet të ketë në atë pozicion. Presupozimi është që një arkitekt që punon në një bashki, pavarësisht volumit që ka apo punon në Tiranë apo gjetkë, bënë një punë të ngjashme kudo që të jetë dhe pagesa duhet të jetë e ngjashme sepse ka të njëjtën punë, të njëjtin shkollë, arsim”.

Gjatë turit të takimeve me përfaqësuesit e bashkive në të gjithë vendin, tha Mazniku, pamë që një pjesë e madhe e bashkive të mesme apo të vogla prej disa vitesh kanë filluar të humbasin stafet profesionale teknike.

Gjithashtu ai tha se, me riorganizimin e strukturave të bashkive do të sjellë më shumë cilësi shërbimesh për qytetarët.

“Kemi bashki që nuk kishin asnjë inxhinier , asnjë arkitekt në staf, sepse kur sheh dhe strukturën e pagave informohesh pse ka ndodhur kjo. Ndaj logjika se si është rindërtuar sistemi i pagave është që ne do të rivendosim një përafërsi të madh të pagave për funksionet e ngjashme mes bashkive por tu kërkojmë atyre që të sigurojnë stafet në mënyrë që të kenë numra të ndryshëm. që do të thotë Zyra Urbanistike të Durrësit do të jetë shumë më e madhe se sa zyra Urbanistike e një qyteti psh. si Cërriku. Volumi i punës është i ndryshëm por ata dy arkitekt që mund të ketë Cërriku duhet të paguhen me të njëjtën nivel page”.

Për mënyrën se si dalin pagat në pushtetin vendor, Mazniku sqaroi se pushteti vendor është një pushtet autonom dhe qeveria vendos atë që quhet nivelin dysheme apo nivelin tavan të pagës.

Hapësira që është mes këtyre dy fashave të pagës, pra ndërmjet dyshemes dhe tavanit , bashkitë kanë hapësirën e tyre të veprimit dhe mundësitë për të lëvizur brenda kësaj hapësirë.

“Ne kemi ndryshuar këtë vendim në Këshillin e Ministrave duke i vendosur atyre nivele të reja të pagës dysheme apo pagës tavan të një page dhe secila bashki në përputhje me parave që merr nga grandet e qeverisë qendrore dhe të ardhurat e veta do të caktoi se ku do qëndrojë brenda kësaj hapësirë nëpërmjet Këshillit Bashkiak”.

Në këtë kontekst, Mazniku tha se, “qeveria qendrore është duke mbështetur me një fond prej 700 mln lekësh bashkitë për të arritur deri në nivelin minimal. pastaj nga ky nivel deri sa të kenë mundësi ato të ngrihen në nivel punonjësit do e gjykojnë vetë në varsi të buxhetit total të tyre.

Bashkia e Tiranës, shpjegoi ministri është pushteti më pak i prekur nga këto ndryshime sepse në mënyrë konsistonte i ka ekuvalentuar pagat e veta në nivelin e ministrive.

Me ndryshimet e bërë se fundmi tha Mazniku, ka shenja që ka reflektim dhe sinjale pozitive për tu punësuar pranë vendeve të tyre.

Duke folur me shembuj konkret, ministri Mazniku iu referuar pozicionit të punës si Drejtor Drejtori pranë administratës lokale ku fasha e lëvizjes së pagës tha ai, është në nivelin minimal 85 mijë lekë dhe maksimal në 141 mijë lekë (të rinj).

“Ky është nivel i ri ku lëvizin pagat dhe ndryshimi i pagave për bashkitë që kanë pasur këtë pagë më të ulët do këtë një ndryshim page duke i dhënë atyre bashkive dhe mundësi për shtim stafi.”

Next Post
SHBA “blindon” ushtrinë shqiptare, dhjetëra mjete taktike në dispozicion të Forcave të Armatosura

SHBA “blindon” ushtrinë shqiptare, dhjetëra mjete taktike në dispozicion të Forcave të Armatosura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In