• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e pagave, ministrja e Financave tregon si do i gjejnë paratë

by A R
20/04/2023 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të enjte u zhvillua mbledhja e qeverisë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, sqaroi se kush është burimi i parave për rritjen e pagave. Ajo shpjegoi se janë “disa zëra të parashikuara në buxhetin e vitit 2023” të cilat bëjnë të mundur rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.

Pyetje: Ju keni deklaruar një kosto të kësaj reforme për rritjen e pagave. Dy janë mundësitë sepse kjo nuk ka qenë e parashikuar në buxhetin e miratuar në Nëntor. Ose ju keni burime të reja të paparashikuara në buxhet, ose disa para po i hiqni nga diku për t’i çuar diku. Mund të na e sqaroni se kush është burimi i këtyre parave?

Delina Ibrahimaj: Siç kemi anonçuar kjo rritje do të jetë e ndarë në dy faza. Pra projektvendimet që sapo miratuam sot janë projektvendime që lidhen me pagat e vitit 2023 ndërkohë që do të ketë një rritje të mëtejshme të pagave në 2024 kur reforma supozohet që të përfundojë. Kostoja vjetore e cila e plotë do të jetë për vitin 2025 e rritje së pagave është në nivelin 38 miliardë Lekë. Këto fonde janë parashikuar që të mblidhe qoftë nga rritja e të ardhurave, qoftë nga rialokime të brendshme. Pra janë kosto që përballohen brenda kuadrit makrofiskal duke ruajtur të gjitha parametrat e ligjit organik të buxhetit. Që do të thotë ne do të vijojmë të ulim borxhin dhe ne do të vijojmë të ulim deficit  duke garantuar qëndrueshmëri fiskale. Për vitin aktual në buxhetin e vitit 2023, që ku u hartua ne kemi parashikuar një politikë të rritjes së pagave dhe ishte një vlerë prej 2.4 miliardë lekësh të parashikuara në buxhet për politikën e rritjes së pagave. Ajo rritje targetonte sistemin e arsimit, të shëndetësisë, por edhe disa kategori të tjera si për shembull sektori i IT. Sigurisht që në projektbuxhetin e këtij viti kishim një fond rezervë për disa politika sociale të cilat planifikonim t’i implementonim gjatë vitit. Rritja e pagave dhe momenti i rritjes së pagave vjen si pasojë e krizës inflacioniste që është duke ndodhur, çmimeve të larta dhe rritjes së kostove të jetesës. Janë disa zëra të parashikuara në buxhetin e vitit 2023 të cilët akomodojnë rritjen e pagave dhe koston shtesë të parashikuar për këtë vit.

/a.r

Next Post
Fitër Bajrami, tre parkingje falas në dispozicion për faljen e besimtarëve në Tiranë

Fitër Bajrami, tre parkingje falas në dispozicion për faljen e besimtarëve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 22, 2026
Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In