• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritja e fëmijëve, më mirë me gjyshe, dado apo në kopësht?

by Java News
26/11/2018 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për prindërit, krahas vështirësive që hasin në mirërritjen e fëmijëve, qëndron edhe dilema në mënyrën se si duhet ti rrisin ata, me gjyshen, një dado apo në institucione si kopshtet e çerdhet. Duekt se nuk ka një mënyrë të vetme e cila mund të përcaktohet si më e mira. Secila prej zgjedhjeve ka avantazhet dhe disavantazhet e saj. këtë gjë na e pohon edhe psikologia klinike Milena Turtulli e cila na sqaron në mënyrë të detajuar zgjedhjet e prindërve në secilën prej rasteve.

“Sot një dado ndryshon nga dadot e para 10 viteve. Asaj i kërkohet që të jetë e lexuar dhe e përgatitur. Avantazhet e të rriturit me dado janë që fëmija rritet me një kujdes të personalizuar dhe të individulizuar. Dadoja merret shumë me fëmijën dhe ndihmon në zhvillimin e tij. Në të njëjtën kohë, një fëmijë që rritet me dado është më pak i atashuar nga ana sociale dhe ka më shumë vështirësi për tu socializuar me fëmijët e tjerë. Do të ketë vështirësi në ndarjen e roleve dhe detyrave me fëmijët e tjerë”, tha Milena Turtulli, psikologe klinike
Po sipas psikologes Turtulli, fëmijët që rriten me dado janë të mbushur plot dashuri, por në të njëjtën kohë janë edhe më të llastuar.

“Fëmijët që rriten me gjyshër kanë një avantazh të madh që kanë dashuri pa kushte. Mbase gjyshërit nuk janë profesionistë me master në psikologji, por janë thesare të vërtetë në burimin e informacionit që i ofrojnë fëmijëve. Disavantazh është që fëmijët që rriten me gjyshër janë përgjithësisht më të llastuar. Përgjithësisht me ta nuk është punuar sa duhet në procesin e zhvillimit dhe mirërritjes. Prindërit me gjyshërit nuk arrijnë të gjejnë gjithmonë gjuhën e përbashkët, pasi linja e rregullave që vendos prindi nuk zbatohet nga gjyshërit”, komenton Turtulli, psikologe klinike.
Punët e prindërve, por edhe kushtet në të cilat familja ndodhet i ka mbushur kopshtet e vendit , e madje ka raste kur ato janë të mbipopulluara. Milena na tregon pse është e mira që fëmijët të edukohen nëpër institucione por edhe disavantazhet e tyre.

“Institucionet janë më të kompletuara , ofrojnë një gamë shumë të gjerë shërbimesh duke i ndihmuar prindërit që punojnë me orare të zgjatura. Disavantazhet janë që fëmija është pak më i ekspozuar ndaj virozave. Fëmijët që rriten në ccerdhe janë shumë më social, më empatikë, më të dhembshur, arrijnë të kuptojnë rolet dhe mësohen shumë mirë me regjimin që ofron ccerdhja apo kopshti dhe kjo e bën fëmijët q ëtë jetë më i sigurt”, shprehet ajo.
Përveçse me eksperiencë 12 vjeçare në këtë fushë, Milena është edhe nënë e dy vajzave. Në rritjen e tyre ajo është ndihmuar edhe nga gjyshërit e vajzave, edhe nga një dado, por sërish preferon institucionet si çerdhet apo kopshtet për mirërritjen e fëmijëve. raport.tv/ma.me

Next Post
‘Unaza e Madhe’, Veliaj apel banorëve: Mos bëni hesapet e Lulit, por të familjes suaj!

'Unaza e Madhe', Veliaj apel banorëve: Mos bëni hesapet e Lulit, por të familjes suaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In