• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Rritja e çmimit të naftës e pashmangshme”/ Bejtja: Jemi të varur nga tregu ndërkombëtar!

by
09/03/2022 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ilir Bejtja foli në “Publikisht” në RTSH për rritjen e çmimit të naftës. Ai deklaroi se Shqipëria është e varur tërësisht nga tregu ndërkombëtar në këtë sektor për shkak se nuk ka prodhim të brendshëm ndërsa shtoi se rritja e tyre në tregjet jashtë është marramendëse.

“Mënyra si jemi të vendosur ne në gjenerim, prodhim të brendshëm të energjisë do vazhdojmë të influencohemi nga tregu ndërkombëtar. Tani jemi duke importuar për të krijuar një rezervë. Po ecim duke e monitoruar situatën përditë.

Për hidrokarburet ne jemi tërësisht të ndikuar nga tregu ndërkombëtar. Karburanti vjen nga jashtë. Nuk kemi përpunim të brendshëm. Produktet e bardha vijnë nga jashtë. Rritja e tyre është marramendëse. Një fuçi naftë është sot mbi 130 dollar. Edhe pse kemi barrë fiskale fikse, prapë ndikon sepse këtu ndryshon barra e taksës. Jemi në ato shifra që ne kemi sot”, tha Bejtja.

Ai u shpreh kjo krizë do të sjellë ndikim direkt në çmimet e produkteve të tjera pasi në mes është transporti.  ‘Kriza po ndikon direkt në të gjithë ekonominë shqiptare. Do të sjellë ndikim në çmime e produkteve të tjera sepse në mes është transporti. Rusia dhe Ukraina janë furnizues shumë të rëndësishëm. Janë dëmtuar nga lufta pikat strategjike. Edhe bllokimi ndaj Rusisë ka ndikim të madh”, deklaroi ai.

Bejtja gjithashtu u ndal edhe në deklaratën e kryeministrit në konferencën për gazetarët, që tha se duhet bërë një zgjedhje mes çmimit të energjisë dhe naftës për të pësuar rritje. Zv/ministri theksoi se kjo është pjesë e strategjisë së shtetit shqiptar që nuk është vendosur nga maxhoranca aktuale, por që ka lidhje me një sistem të nevojës së shpërndarjes në një total aktivitetesh që ka ekonomia.

“Nga të ardhurat që merren në përgjegjësi ofrohen shërbimet e tjera. Këto para janë një total i domosdoshëm për nevojat e shpërndarjes së dytë të një ekonomie. E gjithë kjo shpërndahet në një total aktivitetesh që ka ekonomia. Ne kemi vendosur si shtet të zgjedhim artikull dje shërbime që nuk kanë ndikim drejtpërdrejtë të jetës së popullsisë.

Është ndarë që në transport ta paguajnë ata që kanë mjete. Kemi pretendime që nafta të jetë e mirë. Të bëhet markimi. Këto janë shërbime. Janë tarifa. Janë lidhur disa koncesione. Nuk është i lidhur me koston e naftës, Edhe taksa e qarkullimit është një pjesë e buxhetit për infrastrukturën. TVSH aplikohet mbi vlerën e shtuar”, tha ai.

/b.h

Next Post
“Rusia mund të falimentojë së shpejti”/ Agjencia Fitch: S’do jetë në gjendje të paguajë borxhet

"Rusia mund të falimentojë së shpejti"/ Agjencia Fitch: S'do jetë në gjendje të paguajë borxhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In