Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi sonte se Shqipëria ka rezerva karburanti për 90 ditë. Ajo zbuloi në emisionin Opinion dhe planin e Qeverisë që aktualisht po punon per te krijuar rezerva karburantesh dhe jashtë tregut privat.
“Problemi më i madh që ne i frigohemi në të ardhmen është mungesa e volumeve të karburanteve dhe energjisë”, tha ministrja.
A kemi ne 90 ditë rezerva?
Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku: Ne i kemi 90 ditë rezerva se është detyrim ligjor i çdo kompanie, e bëjmë si në gjendje lufte si në gjendje paqeje. Dhe në 2021, dhe në 2022 i kemi kryer procedurat për të garantuar sasitë e rezervës shtetërore të 90 ditëve.
Por ne kemi marë masa për rezerva plus që do përdoren në rast se do ndeshemi me mungesën e produktit.
Rezervat shtetërore nuk janë për ti tregtuar mbulojnë ushtrinë, fushën e sigurisë etj. Ajo që po bëjmë sot jemi sot duke garantuar sasi të karburanteve dhe jashtë tregut privat.
Kemi bërë hapat e parë. Besoj shumë shpejt do i kemi kemi marrë masa në cilat depozita do depozitohen.
Problemi më i madh që ne i frigohemi në të ardhmen është mungesa e volumeve të karburanteve dhe energjisë.
/a.r