• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritja e borxheve nga biznesi ndaj shtetit, KLSH bën përgjegjës Tatimet

by Java News
18/11/2017 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë përgjegjëse administratën tatimore për rritjen e madhe të borxheve, që bizneset kanë ndaj shtetit. “Drejtoria e Tatimeve nuk ka mundur të vjelë detyrimet e papaguara nga subjektet tatimpaguese, pasi nuk ka krijuar kushtet për zbatimin e ligjit”, thuhet në vlerësimin e KLSH-së.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit të kaluar, borxhi i bizneseve në shtet për taksat e papaguara, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat arriti në 1.1 miliardë euro.

Krahasuar me vitin 2011, detyrimet e papaguara të bizneseve në shtet janë rritur me 2.2 herë. KLSH thotë se shkaku kryesor është administrata fiskale, e cila jo vetëm që nuk e ka parandaluar krijimin e këtij borxhi, por as nuk ka qenë efektive në mbledhjen e tij.

“Administrata Tatimore nuk ka arritur të menaxhojë detyrimet tatimore të papaguara në afat dhe të zbatojë me efektivitet masat shtrënguese për mbledhjen e tyre”, vijon më tej vlerësimi i KLSH-së.

Ndonëse aktualisht numërohen mbi 140 mijë biznese debitore në shtet, pjesa më e madhe e borxheve i përket një grushtit të vogël kompanish. Sipas KLSH-së, tolerimi i tyre ka dëmtuar buxhetin e shtetit, por edhe qytetarët.

Shifra prej 1.1 miliardë eurosh të borxheve që biznesi ka në shtet është e barabartë me gati 10 për qind të prodhimit kombëtar. Nëse këto detyrime do të mblidheshin, paratë e arkëtuara do të mjaftonin që qeveria të ulte borxhin publik nga 70 për qind e prodhimit kombëtar, që është sot, në 60 për qind, pa rritur taksat mbi qytetarët dhe pa shkurtuar shpenzimet publike. TCH

ma.me

Next Post
ITALI/ Gjendet kufoma e avokatit të zhdukur shqiptar, Besnik Muço

ITALI/ Gjendet kufoma e avokatit të zhdukur shqiptar, Besnik Muço

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

Për herë të parë, një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë

April 12, 2026
Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

April 12, 2026
Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

Gonxhja viziton Katedralen Ortodokse: Detyrë e përbashkët ruajtja e trashëgimisë kulturore

April 12, 2026
Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

Nga objekt në subjekt, debati në KS/OKB, testi i diplomacisë së Kosovës në një rend ndërkombëtar në krizë

April 12, 2026
Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

Ukraina dhe Rusia akuza të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të Pashkës

April 12, 2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

April 12, 2026
76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

76 metra i lartë dhe me statuja të arta, zbulohet projekti i Harkut të Triumfit të presidentit Trump

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In