Kandidati hungarez, Oliver Varhelyi i cili synon të zë postin e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn do të prezantojë platformën e tij para eurodeputeëve në Komisionin për punët e Jashtme në Parlamentin Europian. Ai nominuar pasi eurodeputetët refuzuan propozimin e parë që ishte bërë nga Qeveria e Viktor Orbanit, për shkak se me kandidatin e parë kishte konflikt interesi. Varhelyi deri tani ka qenë ambasador i Hungarisë në BE.
Edhe kandidatura e tij ka hasur në kritika dhe kundërshtime për shkak se një numër i caktuar i eurodeputetëve nga radhët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve nuk duan që ky post për zgjerimin ti takojë një kandidati hungarez.
Disa nga eurodeputetë kanë përmendur edhe rastin e strehimit të Nikolla Gruevskit si dhe raportet e Budapestit me Rusinë, çështje kjo që ka hasur në kundërshtime të forta dhe që kanë prodhuar debat të ashpër. /e.s/