Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ecuria e punimeve në një prej projekteve infrastrukturore në jug të vendit, duke bërë të ditur se ato janë drejt përfundimit. Projekti përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombino të re që lidh urën ekzistuese në digën e liqenit me lumin Drino.
Sipas informacioneve të publikuara, janë realizuar edhe strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, ndërsa është bërë përmirësimi i nyjeve hyrëse dhe dalëse në një segment të ri rrugor që kalon paralelisht me rrugën ekzistuese në anën e lumit.
Përfundimi dhe hapja e kësaj rruge pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës, duke rritur kapacitetin mbajtës të rrugës dhe sigurinë për përdoruesit. Gjithashtu, projekti synon të shmangë ndërprerjet e qarkullimit që ndodhin si pasojë e përmbytjeve, duke garantuar një lidhje më të qëndrueshme dhe funksionale në këtë zonë.
“Drejt përfundimit punimet, ku përfshihet ndërtimi i një ure të re me dy hapësira drite, si dhe ndërtimi i një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino. Gjithashtu janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, si dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit. Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve”, ka shkruar kryeminsitri Rama.











