Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Mësohet se në total janë testuar 28 persona, por vetëm 4 prej tyre kanë dalë pozitivë. Nuk dihet ende gjendja e të infektuarve.
Deri tani në vendin tonë e kanë humbur betejën me COVID 83 persona.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.
g.kosovari