• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet presioni ndaj atyre që s’janë vaksinuar/ Rregullat e reja në Gjermani: Shërim, vaksinim ose…

by Java News
24/08/2021 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për një kohë të gjatë njerëzit në Gjermani ishin shpesh të paqartë mbi rregullat e shumta ndaj pandemisë së koronavirusit, të cilat ndryshonin nga landi në land. Por që nga e hëna (23.08) kjo ka ndryshuar. Kush do të qëndrojë brenda në restorant, në kafene, do të shkojë në kinema apo në pishinë, të vizitojë të afërmit në spital apo në strehimoret e kujdestarisë duhet të paraqesë dëshminë e vaksinimit të plotë, ose vërtetimin që është shëruar nga COVID-19 ose një test aktual. Disa lande si p.sh. Berlini e kanë aplikuar këtë rregullore që nga dita e premte (19.08). Situata do të vështirësohet për ata që janë të pavaksinuar. Ata duhet të paraqesin kurdoherë një test negativ jo më të vjetër se 24 orë. Kush do të kalojë pushimet në hotel do të detyrohet ta bëjë testin çdo tri ditë.

Kurs me rregulla të reja

Qeveria dhe landet do të ndjekin një kurs me rregulla të reja në situatën e pandemisë: Edhe nëse do të rritet numri i të infektuarve, synimi është të shmanget me çdo kusht një lockdown si vjeshtën e kaluar. Për më tepër që aktualisht  më shumë se 64,1 përqind e njerëzve  në Gjermani kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës dhe 59 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sikurse njoftoi të hënën (23.08) ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.

Në fundjavë edhe kandidatët për kancelar Armin Laschet i CDU-së dhe Olaf Scholz i SPD-së theksuan, se të paktën për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nuk do të ketë më një lockdown edhe nëse rriten shifrat e infeksionit. Për të arritur imunitetin e tufës, sipas virologëve duhet një kuotë vaksinimi në varësi të grupmoshës deri në 85 përqind. Ndonëse është rritur aktualisht ritmi i vaksinimeve, shifrat janë larg për një imunitet tufe. Për më tepër tani që pas hapjes së shkollave dhe kthimit pas pushimeve të verës numri i infeksioneve po rritet sërish. Numri i infeksioneve të reja për 100.000 banorë në shtatë ditë të hënën arriti në 56,4. Kjo është më pak se në pranverë, kur incidencashënonte 160, gjë që çoi në vendosjen e kufizimeve të shumta. Në disa qytete si në Leverkusen incidenca tani ka arritur në 200. Pra pavarësisht se shumë janë vaksinuar, pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Testet së shpejti me pagesë

Kur qeveria në pranverë i zbuti masat kufizuese, bashkë me landet vendosi, që të aplikojë rregulloren e detyrimit për paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit, të shërimit apo testin aktual ndaj koronavirusit. Duke nisur nga 11 tetori do të përforcohet edhe më shumë presioni ndaj të pavaksinuarve. Deri tani testet janë falas, por nga tetori testi do të jetë me pagesë nga 35 deri në 50 euro, nëaeroporte madje testi do të kushtojë 60 euro. Kush nuk është i vaksinuar në të ardhmen do të duhet të paguajë testin ndaj koronavirusit për të marrë pjesë në aktivitetet e jetës në shoqëri. Përjashtime do të ketë vetëm për fëmijët dhe ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore./DW

g.kosovari

Next Post
PAMJET / Kinë, forcat raketore lëshojnë raketat e tipit të ri

PAMJET / Kinë, forcat raketore lëshojnë raketat e tipit të ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In