Është rritur në 61 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi bregun jugor të Meksikës, shkruan BBC. Presidenti i shtetit meksikan, Enrique Pena Nieto ka thënë se të paktën 200 persona janë të lënduar. Tërmeti me magnitudë 8.1, që e goditi të enjten mbrëma vendin, ishte më i forti në rajon qysh prej një shekulli. Pena Nieto ka shpallur ditë zie dhe flamuri është zbritur në gjysmë shtizë. /ma.me










