• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, 8 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

by A R
25/03/2020 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tetë raste të reja janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Numri total i të infektuarve ka arritur në 71, nga të cilët ka ndërruar jetë një 82-vjeçar.

‘Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç’, njoftoi IKSHPK.

Njoftimi i plotë

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Nga data 01.02.2020 deri me 25.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 18.027 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.306, Vërmicë 4.825, Jarinje 1.362, Dheu i Bardhë 1.010, Hani i Elezit 2.587, Kullë 1.151, Qafë Morinë 47, Bërnjak 521, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 25 mars 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 445.982 raste të COVID-19 dhe 19.795 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga Kina (81.218), Italia (69.176), SHBA (59.966), Spanjë (47.610), Gjermani (35.740), Irani (27.017), Francë (22.304), Zvicër (10.537), Mbretëri të Bashkuar (8.227), Holandë (6.412), Austria (5.588), Belgjikë (4.937), Turqi (1.874), Greqi (821), Slloveni (528), Kroaci (442), Serbi (384), Maqedoni e veriut (177) , Shqipëri (146) dhe Mali i Zi (52).

Deri me 25 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të bashkuar janë raportuar gjithsej këto raste të vdekjes. Numri më i madh i rasteve të vdekjes: Itali (6.820), Spanjë (3.434), Francë (1.100), Mbretëri të Bashkuar (433), Holandë (356), Gjermani (185), Zvicër (149), Belgjikë (178), Turqi (44), Danimarkë (34), Austri (30), Greqi (22), Poloni (13), Hungari (10), Luksemburg (8), Shqipëri (5), Slloveni (5), Serbi (4), Bullgari (3), Maqedoni e veriut (3), Kroaci (1) dhe Mali i Zi (1).

Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Mbani distancë sociale për 2 metra!

Ma ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Next Post
Plot 123 kujdestarë të ngujuar, Rama: Rrjeti në ndihmë të pensionistëve

Manastirliu telefonon mjekun e shëruar: Do të bëjmë gjithçka për bluzat e bardha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

Socialisti Emmanuel Grégoire zgjidhet kryetar bashkie i Parisit, partia Le Pen dështon në qytetet kryesore

March 23, 2026
Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

Ambasada e SHBA ndan paralajmërimin e DASH-it: Kujdes! Objektet diplomatike, shënjestër e Iranit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In