• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet në 259 numri i të vdekurve nga koronavirusi, 18 të infektuar në Europë

by Java News
01/02/2020 11:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bilanci i epidemisë së koronavirusit ka shkuar në 259 të vdekur në Kinë, ndërsa 2.102 raste të reja u regjistruan të premten, me mbi 11 mijë të infektuar të konfirmuar.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit Kinez, 42 nga 46 viktimat e reja janë regjistruar në provincën e Hubei, ku filloi infeksioni. 18 raste janë identifikuar deri më tani në Evropë, përfshirë dy në Itali.

Vonesat e autoriteteve lokale të Wuhan në zbulimin e rasteve kanë përkeqësuar situatën e epidemisë. “Në këtë moment ndjehem në faj”, ka pranuar Ma Guoqiang, sekretari i partisë komuniste kineze të Wuhan, partia që ka shumicën në këtë bashki.

“Nëse do të ishin marrë masa më rigoroze, rezultati do të ishte ndryshe dhe më i mirë nga aktualiteti ku ndodhemi”, duke pranuar për herë të parë vonesa në zbulimin e raste me koronavirus.

Ndër rastet e tjera të raportuara në Evropë, gjashtë raportohen në Francë, gjashtë në Gjermani, dy në Itali, dy në Mbretërinë e Bashkuar, një në Finlandë dhe një në Suedi. Bilanci vjen nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve.

Në Francë personat e prekur janë një burrë 48-vjeçar që ka udhëtuar së fundmi në Wuhan, në izolim në spitalin e Bordeaux që nga 24 janari; dy persona të tjerë kohët e fundit u kthyen nga Wuhan, të dy nga e njëjta familje; një turist 81-vjeçar kinez nga krahina e Hubei që mbërriti në Francë në 16 janar, simptomat e të cilit u shfaqën në 22 janar dhe u shtrua në spital në Paris në 25, si dhe një i afërm i tij që rezultoi pozitiv për koronavirusin në 29 Janar. Më 30 janar, u konfirmua rasti i parë i transmetimit lokal tek një mjek francez, i cili rezultoi pozitiv për virusin pasi kishte trajtuar një pacient që u kthye nga Azia.

Në Gjermani, në mesin e gjashtë personave të sëmurë, është një burrë 39 vjeç, i cili rezultoi pozitiv më 27 janar (dhe tani është në izolim) pasi pati kontakt në vendin punë me një burrë 33-vjeçar nga Shanghai, dhe katër persona të gjithë punonjës të së njëjtës kompani në Bavari. Edhe një fëmijë, djali i një prej pesë punonjësve, u infektua gjithashtu nga patogjeni në Bavari. Është rasti i parë i një personi të infektuar në Gjermani nga dikush i infektuar më parë.

Në Finlandë, rasti i parë u konfirmua më 29 janar dhe ka të bëjë me një person që mbërriti nga Wuhan, i cili ra në kontakt me 15 persona të tjerë, të gjithë të identifikuar dhe të cilët do të monitorohen për 14 ditët e ardhshme. /e.s/

Next Post
VV dhe LDK afër arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re, çfarë pritet nga takimi i sotëm

VV dhe LDK afër arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re, çfarë pritet nga takimi i sotëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

Shqipëri-Belgjikë, aktivizohet sistemi i përbashkët elektronik për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

February 10, 2026

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In