Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se gjatë të shtunës ka regjistruar 36 raste të reja me koronavirus në vend, nga 201 teste të kryera.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme)”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK njofton se janë shëruar tetë pacientë, duke e çuar në 884 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Bazuar në të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 1,194 raste me koronavirus. Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.
/e.rr











