• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rritet me 25 përqind asistenca sociale

by Java News
17/10/2015 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e asistencës sociale me 25 përqind, nga data 1 nëntor 2015, u bë e ditur sot në një konferencë për shtyp të ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

“Është një vendim që përfshinë mëse 26 mijë familje me rreth 115 mijë anëtarë. Është një lajm i mirë për Kosovën, koincidon me Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë”, theksuan ata.

Vendimi për rritjen e asistencës sociale, siç u bë e ditur në konferencën për shtyp, është rezultat i menaxhimit të mirë të skemave sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe e angazhimit të vazhdueshëm të qeverisë për avancimin e politikave aktive të tregut të punës në Kosovë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se ky vendim i cili merret në ditën që ndërlidhet me luftën kundër varfërisë, është rezultat i përkushtimit maksimal të qeverisë për politika që synojnë zhdukjen e varfërisë në Kosovë.

Abrashi theksoi se ky është konkretizim i premtimit që është bërë në fillim të mandatit që përmes politikave dhe qeverisjes së mirë do të përkrahen shtresat që janë në asistencë sociale.

“Kjo ka ndodhë me zbatimin e një qeverisje më të mirë brenda sistemit aktual të listës për asistencë sociale, si edhe politikave aktive të tregut të punës ku ne përmes programeve të ndryshme të punësimit kemi targetuar këto familje. Kemi punësuar anëtarët e këtyre familjeve në treg të punës dhe është liruar edhe skema dhe kemi bërë kursime dhe realisht kemi pasur sot mundësinë që të bëjmë rritjen prej 25 përqind për këtë kategori”, tha Abrashi.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka përgëzuar ministrin Abrashi për menaxhimin e shkëlqyer të skemave sociale dhe të skemave të tjera në ministri, duke theksuar se ky menaxhim e ka mundësuar marrjen e këtij vendimi për skemat sociale që të rriten për 25 % .

“Është rritje e konsiderueshme dhe në përputhje me nevojat e këtyre familjeve”, u shpreh ministri Hoti, duke bërë të ditur se krahasuar me tre mujorin e dytë të vitit të kaluar, nga 29 mijë familje në skemat e asistencës sociale tani janë 26 mijë familje.

Ministri Hoti po ashtu bëri të ditur se zvogëlimi i numrit të këtyre familjeve me asistencë sociale është rezultat i politikave aktive të tregut të punës dhe programeve të punësimit të cilat kanë targetuar familjet që kanë qenë pjesë e asistencës sociale, të cilave iu është mundësuar punësim i përkohshëm ose forma të tjera të punësimit të anëtarëve të këtyre të familjeve.

Ministri kosovar i Financave, po ashtu, bëri të ditur se ky menaxhim i mirë ka mundësuar që përfitimi mesatar për një familje që është me asistencë sociale të rritet nga 76 në 95 euro dhe që të rritet mesatarja, minimumi dhe maksimumi që mund të ketë një familje.

Duke iu referuar kursimit prej 2.5 milionë eurosh në skemën e asistencës sociale gjatë këtij viti, ministri i Financave, Avdullah Hoti, bëri të ditur se prej 1 nëntorit të këtij viti familjet që janë në asistencë sociale përfitimet për muajin nëntor do t’i kenë për 25 % më të larta.

“Po punojmë edhe në skemat e tjera dhe do të kemi mundësi, menjëherë në vitin e ardhshëm, t’i rishikojmë dhe që në përputhje me administrimin e mirë nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, të marrim vendime të tjera pozitive për këto skema”, u shpreh ministri Hoti.

Të pyetur nga ATSH, ministrat bënë të ditur se po punohet edhe më tej për për krijimin e mundësive dhe zbatimin e Ligjit për Skemat Pensionale, përkatësisht njohjen e përvojës së punës për të gjithë ata që kanë punuar në institucionet e Republikës së Kosovës gjatë viteve të 90-ta, për çka në fund të vitit të kaluar Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin e përbashkët të qeverisë dhe Komisionit parlamentar për Buxhet.

“Të gjitha detajet sa i përket pensioneve, gjithashtu edhe përvojës së punës së punëtorëve të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë viteteve të ’90-ta do të bëhen të ditura brenda 2-3 javësh, derisa po punohet edhe për Buxhetin e Shtetit për vitin 2016”, ishte përgjigja në konferencën për shtyp të ministrit të Financave, Avdullah Hoti dhe ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Rapublika e Kosovës e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 dhe e Referendumit për Pavarësi të shtatorit 1991, në kushte të rënda të okupimit, dhunës, terrorit e shtetrrethimit ushtarako-policor të vendosur nga regjimi i Beogradit, pas dëbimit të shqiptarëve nga puna dhe institucionet, në rezistencën dhe lëvizjen për liri e pavarësi bëri organizime të pavarua institucionale në arsim, shëndëtësi, informim, kulturë e në fusha të tjera. Ishte koha kur në mënyrë kundërkushtetuese dhe përgjakshëm me kushtetutën serbe të tankeve u rrënua autonomia që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës.

Next Post

Braçe për Tanin e Topit: Ende pyes veten nëse bëj punën e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

SPAK, ndarja e roleve të prokurorëve nga gjyqtarët, urgjencë e demokracisë

February 6, 2026
Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

Ishte spiun i Mossad-it?! Çfarë shkruhet në dosjet e FBI-së për lidhjet e errëta të Jeffrey Epstein me…

February 6, 2026
Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

Përfundon pa marrëveshje takimi SHBA-Iran në Oman, por palët ‘lënë hapur’ derën e dialogut

February 6, 2026
Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

Predikonte Jehovain në shkollë, pushohet nga puna mësuesi. Dëshmitë e prindërve: Si mund t’i thuash fëmijës ‘vdis sot, se do ngjallesh nesër?

February 6, 2026
Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

Falsifikuan rezultatet e votimit në Komunën e Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj 22 kryesuesve

February 6, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

February 6, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

February 6, 2026
Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Talentet po i merr Europa, dha 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

February 6, 2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

Qeveria miraton indeksimin e pagave të administratës/ Ja kush përfiton nga Presidenti te personeli shëndetësor

February 6, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, mes tyre ish-ministri

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In