• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet kredidhënia, vetëm në 2023 u dha gjysmë miliardi euro për të blerë shtëpi

by A R
08/08/2024 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh, ose rreth 466 milionë eurosh. Ky portofol kredie i kaloi mbi një miliard euro për 2023 dhe ishte sa një e katërta e totalit të kredisë së dhënë në Shqipëri.

Normat relativisht të ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi të rritet sidomos në monedhën vendase dhe përbënte më shumë se 62% të disbursimeve të reja për këtë produkt.

Banka Qendrore llogarit se norma mesatare e interesit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek, në fund të vitit të kaluar, ishte 4.85%. Ndërsa në monedhën Euro kjo normë arriti në 5.2%. Pra paguajmë mesatarisht 5,2 Euro për çdo 100 Euro të dhëna nga banka!

Këto konsiderohen norma të ulëta të interesit. Kredia për shtëpi është tërheqëse për huamarrësit, e ndikuar nga rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme. Shqiptarët kanë perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e sheh me shqetësim këtë rritje të kredisë dhe i sugjeroi Bankës së Shqipërisë të mbikqyrë bankat tregtare që kanë dhënë pa fund kredi për pasuri të paluajtshme.

Ana tjetër e medaljes janë kredimarrësit. Sa interesa paguajnë për kreditë? Po analizojmë vetëm një sektor të kredisë, atë konsumatore.

Sa interes paguajmë për kredinë konsumatore? Vini re tabelën e mëposhtme, për vlerën e kredive nga 200 mijë deri në 6 milionë lekë.

Për kreditë deri 200 mijë lekë – 72 lekë për çdo 100 lekë

Kartat e kreditit deri 200 mijë lekë-          20 lekë për çdo 100 lekë

Për overdraft deri 200 mijë lekë-               14 lekë për çdo 100 lekë

Për kreditë 200 deri 600 mijë lekë-           28 lekë për çdo 100 lekë

Për kreditë 600 mijë deri 2 milionë-13 lekë për çdo 100 lekë

PS: Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jobanka, bazuara në të dhënat që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive.

Të gjitha interesat që përmendëm janë në rënie në gjysmën e parë të këtij viti.

Ka ndikuar aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë, duke i zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive.

Sakaq, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia konsumatore po vijon rritjen me ritme dyshifrore, edhe në pjesën e parë të këtij viti, kur sektori bankar dha rreth 190 milionë Euro kredi të reja konsumatore, një të tretën më shumë se viti i kaluar, duke përfshirë edhe overdraftet. A janë të shtrenjta apo të lira kreditë për shtëpi? Përfshirë edhe interesat?  Fakt është që nuk ka të ndalur kredimarrja për të blerë një shtëpi, pavarësisht normës efektive të interesit m e vlerësuar si më e larta në rajon dhe më gjerë!

/a.r

Next Post
Betohet Sali Berisha: Nuk do të kemi zgjedhje më 14 maj me Edi Ramën si kryeministër!

Të shpresosh tek fitorja, se ata që urrejnë Ramën, janë më shumë se ata që urrejnë Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In