• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rritet kredia për bizneset në tetor, bie për individët

by A R
02/12/2015 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me bazë vjetore, huadhënia për ekonominë është tkurrur me 1.7%.

Kredia për ekonominë ka shënuar rritje në tetor, duke u zgjeruar me 0.3% (apo rreth 1.8 miliardë lekë) në raport me muajin e mëparshëm, për të arritur në 548 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara sot nga Banka e Shqipërisë.
Kjo është rritja e parë pas katër muaj radhazi që huadhënia për bizneset dhe konsumatorët kishte njohur vetëm rënie.
Përmirësimi ka ardhur tërësisht nga rritja e huasë për bizneset në valutë me 2.1%, apo 4.8 miliardë lekë, ndërkohë që gjithë kategoritë e tjera kanë shënuar rënie. Kredia e re në euro është trefishuar në tetor, në raport me shtatorin e muajit të mëparshëm, kur ajo zbriti në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit.
Kredia e re mujore në lekë shënoi dhe ajo një rritje me 46% në raport me shtatorin, por duke qenë larg mesatares mujore të këtij viti.
Në tkurrje ka qenë huaja për konsumatorët (-0.8% me bazë mujore). Kjo e fundit kishte shënuar rritje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit, teksa bankat po orientoheshin drejt individëve, që janë përgjithësisht kredimarrës më të mirë.
Me bazë vjetore, stoku i huadhënies për ekonominë është tkurrur me 1.7%. Kjo rënie lidhet me fshirjen e kredive me probleme nga bankat, që për periudhën janar gusht arriti në 13 miliardë lekë, por dhe huadhënia e re ka qenë e dobët, si rrjedhojë e mungesës së projekteve dhe kërkesës së ulët të biznesit nga njëra anë dhe kujdesit të shtuar të bankave nga ana tjetër.
Me bazë vjetore, rënien më të lartë e ka shënuar kredia për bizneset në valutë, me gati -5%./ Monitor

kredia-grafik totali-i-kredise-grafik

Next Post

Politikë-biznes-media; rrethi vicioz që prodhon vetëcensurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In