• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet kredia për banesa, eksperti paralajmëron rritje të çmimeve: E pashmangshme! Ja faktorët që ndikojnë

by E S
13/12/2025 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët kanë rritur ndjeshëm kërkesën për kredi bankare për blerje banesash. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm në tetor 2025, bankat disbursosën 4.7 miliardë lekë për këtë qëllim, një rritje prej 35% krahasuar me të njëjtën muaj një vit më parë.

Gjatë 10 muajve të parë të vitit, vlera totale e huave për shtëpi ka shënuar një rekord historik, duke arritur në 54.7 miliardë lekë. Kjo shifër është 26.6% më e lartë se në periudhën njëvjeçare të kaluar, duke konfirmuar një kërkesë të fortë pavarësisht masave kufizuese të vendosura nga autoritetet.

Ky ‘boom’ kredish ndodh paralelisht me një treg pasurish shumë aktiv. Sipas ekspertit Gjin Gjoka nga tregu I Real Estate, Çmimet e banesave në Shqipëri u rritën mesatarisht 20-25% gjatë 2025-së, ndërsa qiratë arritën nivele rekorde. Ekspertët e tregut theksojnë se kërkesa e fuqishme, veçanërisht nga diaspora, dhe oferta e kufizuar janë faktorët kryesorë prapa kësaj rritjeje.

Përpara, tregu vëzhgohet në një fazë pritjeje për rezultatet e rivlerësimit të pronave që fillon në janar 2026, ndërsa parashikohet një vazhdim i rritjeve të çmimeve në vitet në vijim.

Eksperti paralajmëron se integrimi i Shqipërisë në BE dhe rritja e standardeve të ndërtimit do të çojnë në një rritje të pashmangshme prej mbi 50% të çmimeve të pasurive të paluajtshme deri në 2027.

“Çdo njeri i cili ka për të blerë është vonë dhe sa më shpejt të drejtohet dhe të blejnë, sepse pritet që brenda 2027-s që ne presim që të hapet porta e parë e Bashkimit Europian për Shqipërinë, pra të futem këmbën e parë, do jetë mbi 50% çmimi do ketë rritje.”

Gjoka thotë se një pjesë e konsiderueshme (15-20%) e 55 mijë apartamenteve të mbyllura në Tiranë i përkasin emigrantëve dhe janë lënë të papaguara e të papërdorura për dekada, por ligji i ri për mirëmbajtjen pritet t’i nxisë pronarët t’i fusin në treg, duke e rritur ofertën dhe duke ndikuar në uljen e qirave.

Next Post
“Firmat për Endri Shabanin ishin gabim”, Agron Gjekmarkaj ofron dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, Berisha e refuzon!

"Firmat për Endri Shabanin ishin gabim", Agron Gjekmarkaj ofron dorëheqjen si nënkryetar i PD-së, Berisha e refuzon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In