• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rritet dhuna mes adoleshentëve! Psikologët: Djemtë hyjnë në rrugën e krimit duke ndjekur modelet e gabuara në rrjetet sociale

by S T
17/08/2024 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri në grup adoleshentësh në sheshin e qytetit të Kukësit, me plagosjen rëndë me thikë të një 15-vjeçari nuk është një rast i izoluar. Shqetësuese dhe deri në kufijtë e alarmit për studiuesit janë rritjet e statistikave të dhunës dhe ulja e moshës kur ndodhin konfliktet mes të miturve. “Nëse para disa vitesh mund të kishim konflikte sporadike nga adoleshentë problematikë me sjellje antisociale, tani jo vetëm janë më të shtuara në sasi si episode por nisin edhe më herët. Pra, nëse më parë viheshin re këto fenomene në adoleshencën e vonë, apo rininë e hershme, tani e hasim më shpesh te 13-14-15 vjeçarët”, thotë psikologe Lorela Garuli, terapiste për adoleshentë.

“Është një dukuri tashmë, që raportohet në statistika të ndryshme që vijnë nga institucionet e rendit, ku flitet për të mitur që kanë nisur që në mosha shumë të vogla një karrierë të jetës kriminale, të mitur që bëjnë vjedhje, që janë pjesë e rrjeteve të ndryshme për shpërndarjen e substancave narkotike, për të mitur që kryejnë plagosje, që përdorin armë të ftohta”, thotë Entela Binajku, sociologe. Përkeqësimi i situatës lidhet me disa faktorë, shpjegojnë psikologët dhe sociologët, por ndikim të pakundërshtuar kanë varësia nga teknologjia dhe modelet e gabuara që ndjekin online në rrjete sociale që ju ndez dëshirën për t’i kopjuar.

“Të rinjtë e këtij target grupi, sidomos djemtë, që ndjekin online modele të caktuara të pseudovipash të cilët promovojnë mbajtjen e armëve, dhunë, sherre; adoleshenti e merr si model, se është duke krijuar identitetin e tij dhe rezultati është ky. Nga ana tjetër pamundësia që kanë shpeshherë familjet shqiptare apo shkolla, fakti që prindërit punojnë me orë të gjata, mungesa e komunikimit”, thotë Garuli.

“Ne shohim që shpeshherë të miturit vihen në situata të vështira se i tërheq një jetë mikluese që nuk kanë mundësi ta bëjnë, për shkak se të ndodhur pa shkollë, pa të ardhura, janë gjithmonë të pakënaqur nga jeta dhe brenda tyre konflikti është gjithmonë i ndezur. Por të ndodhur edhe në kushtet e një qyteti të varfër, që nuk ofron asgjë për mirërritjen e tyre janë lehtësisht të manipulueshëm”, shprehet Binjaku. Me përfundimin e mësimit dhe mungesa e aktiviteteve në qytetet e vogla, koha e lirë gjatë pushimeve verore duket se krijon më shumë hapësira për adoleshentët që të shfaqur sjellje agresive.

Next Post
5 nga filmat më të shikuar në Netflix për 2024

5 nga filmat më të shikuar në Netflix për 2024

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In