• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rritet deri në 30% çmimi i qirave të apartamenteve në kryeqytet/ Bie kërkesa për shtëpi të shtrenjta

by Java News
09/04/2021 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qiratë në kryeqytet kanë shënuar rritje kohët e fundit, sidomos në zonat perferike. Një apartament me qira 1+1 edhe në zonën e periferisë, vështirë se e gjen më lirë sesa 25-30 mijë lekë në muaj, ndërsa një vit më parë luhatej në rreth 20 mijë lekë. Kërkesa e lartë nga të ardhurit nga rrethet dhe përmirësimi i cilësisë së mobilimit nga qiradhënësit vlerësohen si arsyet kryesore që kanë nxitur këtë shtrenjtim. Në të kundërt, largimi i të huajve për shkak të pandemisë ka ulur kërkesën për apartamente në qendër dhe të shtrenjta.

Agjencitë imobiliare pohuan për Monitor se qiratë mesatare të apartamenteve 2+1 me mobilim racional për zonat e Astirit, Komunës të Parisit, Rruga e Elbasanit dhe te Liqeni i Thatë pas tërmetit të 26 nëntorit deri tani janë rritur 16 deri 20%.

Rritje të çmimeve në këto zona ka edhe për apartamentet 1+1 deri në 30%. Në periferi siç është zona e Astirit çmimi mesatar i qirasë për apartamente 1+1 është rritur 30%, në Komunën e Parisit 12 %, në rrugën e Elbasanit 10 deri 20% dhe në Liqenin e Thatë 10%.

Te Komuna e Parisit, një apartament 1+1 mund t agjesh me qira me 40 mijë lekë, nga 35 mijë lekë më parë. Te Liqeni i Thatë, shtrenjtimi është dhe më i lartë, nga 35 mijë lekë ka shkuar në 45 mijë lekë. Në të njëjtat nivele janë dhe te Rruga e Elbasanit.

Në zonën e Astirit, ku një apartament 1+1 jepej me qera një vit më parë me rreth 20 mijë lekë, tashmë nuk e gjen më lirë se 25-30 mijë lekë (25 mijë lekë për mobilime jo cilësore).

Ylli Sula, presidenti i grupit “Çelësi” dhe indeksit privat “Kyedata” pohon se aktualisht çmimi i qirave është rritur mesatarisht 6-7%, pas rënies që pësuan në muajt qershor-korrik. Arsyeja e ndryshimit është rritja e kërkesës sidomos nga familjarët që kërkojnë apartamente banime 2+1 me mobilim racional.

“Çmimet e apartamenteve me qira për ambiente banimi 2+1 janë rritur deri në 7% për 2021 pas një rënie që pësuan në periudhën pas karantinës. Arsyeja e rritjes është fluksi i lartë i kërkesës sidomos për të ardhurit nga rrethet. Nëse në muajt e karantinës për shkak të frikës nga infektimet shumë familjarë u larguan në rrethe, rënia e kërkesës ndikoi të ulja e çmimit. Aktualisht vihet re një shtim i fluksit të të ardhurve që kërkojnë të jetojnë në Tiranë”, nënvizon z. Sula.

Shkak është bërë edhe rritja e kërkesës dhe investimi në mobilim nga pronarët. Edhe Ilda Zaloshnja nga agjencia imobiliare “The Point” thotë se ka ndryshim të çmimit të qirave të apartamenteve kryesisht të reja, me mobilim më të kushtueshëm. Për këtë arsye pronarët e tyre pretendojnë t’i japin më shtrenjtë me qira.

Bie kërkesa për shtëpi të shtrenjta

Në kahun tjetër është ulur kërkesa për apartamente me qira, me çmime të shtrenjta. Arsyeja e rënies të kërkesës sipas përfaqësuesit të agjencisë imobiliare “DevInf” është kufizimi i lëvizjeve nga Covid-19 dhe largimi i punonjësve të organizatave ndërkombëtare (shumë prej tyre punojnë online), pasi këto prona me qira në vendin tonë më shumë preferohen nga të huajt.

Qiradhënia rezidenciale për prona të kushtueshme, kryesisht me target të huajt që jetojnë në vendin tonë nis tkurrjen që nga muaji mars i 2020-s. Mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjeve uli kërkesën për këto prona, pasi shumë prej tyre e kishin të pamundur të shpërnguleshin në Shqipëri.

Përfaqësuesit e pasurive të paluajtshme parashikojnë se çmimi i qirave të pronave rezidenciale më shumë do të ketë luhatje rast pas rasti, sesa ndryshim të qëndrueshëm për shkak të nevojës për strehim që nuk lidhet me pandeminë dhe pamundësisë financiare të familjarëve për të blerë apartamente me çmime të larta në Tiranë.

Qiratë u ulën pas pandemisë

Pas përfundimit të karantinës, në periudhën qershor-korrik, sipas agjencive imobiliare çmimet ranë për shkak të shtimit të ofertës nga rritja e numrit të apartamenteve të lëna të lira nga studentët, të larguarit në rrethe apo të individëve që mbetën jashtë Shqipërisë nga mbyllja e kufijve. Arsye tjetër e uljes të çmimit te apartamenteve me qira mesatare ishte edhe rënia e të ardhurave për shumë familjarë që humbën vendet e punës nga kriza e Covid-19./ Monitor

Next Post
Edhe kjo fundjavë me orare prej koronavirusit/ Liridalje për gjyshërit dhe prindërit me fëmijë, bizneset deri në 21:00, nesër mbyllur

Vaksinimi masiv anti-COVID po sjell përfitimet e para/ Zvicra heq Shqipërinë nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë infektimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In