• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

by Os De
27/01/2026 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkuar në 34 numri i personave që kanë humbur jetën në Shtetet e Bashkuara si pasojë e stuhisë së fuqishme dimërore “Fern”, e cila ka goditur pjesë të mëdha të vendit gjatë fundjavës. 

Viktimat janë raportuar në disa shtete, nga Teksasi deri në Massachusetts, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se i ftohti ekstrem do të vijojë gjatë gjithë javës, me temperatura rekord nën zero. 

Një nga rastet më tronditëse u shënua në New Jersey, ku një burrë 67-vjeçar u gjet i pajetë jashtë banesës, me lopatën e borës ende në dorë. Autoritetet dyshojnë se ai ka ndërruar jetë gjatë pastrimit të borës. 

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, erërat e ftohta kanë arritur deri në -50 gradë Fahrenheit, duke e bërë të rrezikshëm qëndrimin jashtë edhe për pak minuta. Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu për një tjetër stuhi dimërore që pritet të godasë bregun lindor në fundjavë. 

Situata mbetet kritike edhe për shkak të ndërprerjeve masive të energjisë elektrike. Më shumë se 525 mijë familje ishin ende pa drita në mëngjesin e së martës, kryesisht në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana. 

Autoritetet lokale kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa zona, ndërsa janë raportuar viktima nga hipotermia, aksidentet rrugore, rrëzimet e pemëve, përdorimi i gjeneratorëve dhe aksidente ajrore. 

Vetëm në New York, janë raportuar nëntë vdekje, ndërsa në Tenesi kanë humbur jetën katër persona. Probleme të shumta janë shënuar edhe në transportin ajror, me mijëra fluturime të anuluara apo të vonuara. 

Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron se temperaturat ekstremisht të ulëta nga Teksasi deri në Nju Jork mund të shkaktojnë ngrirje dhe hipotermi brenda pak minutash, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. 

Next Post
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“Qëllimi i Rithemelimit ishte që ta kthente partinë në emër të Sali Berishës”

March 16, 2026
“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin

March 16, 2026
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In