Bashkia e Korçës ka vendosur që të rrisë çmimin e ujit me 15 lekë për qytetarë e saj.
Siç mësohet, rritja do të bëhet për konsumatorët familjarë dhe institucionet publike, ndërsa për bizneset private nuk ndryshon.
Rrija e çmimit të ujti me 10% është bërë ditën e djeshme në Këshillin Bashkiak, ndërsa sipas këtij vendimi rritja e çmimit konsiston me 7 lekë për m3 të ujit të pijshëm ndërsa për ujërat e përdorura me 8 lekë.
Nismën për rritjen e ujit të pijshëm është marrë nga drejtoria e Ujësjellësit e këtij qytet, me justifikimi se treguesit ekonomik dhe investimet që janë kryer nuk mund të shlyejnë kreditë që janë marrë për të investuar në ujësjellës.
Vetë kreu i Bashkisë së Korçës ka thënë se rritja në fjalë ka qenë e parashikuar që kur është bërë ujësjellësi i ri i këtij qyteti, i cili është një model në të gjithë Shqipërinë.
Edhe pse për propozimin në fjalë, këshilltarët e djathë nuk kanë qenë dakord, ai është kaluar me votat e këshilltarëve të majtë.
a.ç










