Ambasada turke në Athinë është sulmuar me bojë të kuqe gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në një moment delikat, teksa dy vendet janë në një konflikt të ashpër sa i përket çështjes në Mesdheun Lindor. Sulmi ka ndodhur rreth orës 4:20 në rrugën Vassileos Georgiou, pak para kryqëzimit me Rigillis, ku ndodhet ndërtesa e ambasadës turke.
Policia greke ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetime për gjetjen e autorëve.
/e.rr