• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet/ Kremlini i përgjigjet ashpër Berlinit, dëbon dy diplomatët gjermanë

by Java News
12/12/2019 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në lidhje me vrasjen e dyshuar si vrasje me porosi të një gjeorgjiani në Berlin, Kremlini ka reaguar duke dëbuar dy diplomatë gjermanë. Më parë ishte Gjermania ajo që dëboi dy diplomatë rusë.

Të dy diplomatët gjermanë duhet të largohen brenda 7 ditësh nga Rusia, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Moskë. Qeveria ruse reagon me këtë pas dëbimit të dy diplomatëve rusë nga Gjermania. Javën e kaluar, Ministria e Jashtme në Berlin i shpalli “non grata” dy diplomatë rusë. Gjermania akuzon Rusinë, se nuk bashkëpunon sa duhet për zbardhjen e vrasjes së një gjeorgjiani në mes të Berlinit.

Në reagimin e parë qeveria gjermane e kritikoi këtë hap kundërveprues të Rusisë. “Vendimi lëshon sinjalin e gabuar dhe është i pajustifikuar”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Berlin. Qeveria gjermane parasheh “hapa të tjerë” në kuadër të zbardhjes së vrasjes. Në mëngjes u thirr në Mínistrinë e Jashtme në Moskë ambasadori gjerman.

Vrasja e dyshuar si vrasje me porosi ka sjellë prej javësh reagime. Për Prokurorinë Federale ka disa të dhëna që vrasja është kryer ose me porosi të instancave shtetërore në Federatën Ruse ose në Republikën autonome të Çeçenisë. Rusia ka hedhur poshtë çdo lloj përzierjeje në këtë rast.

Viktima gjeorgjiane Khangoshvili

I dyshuari hesht

Viktima ishte një 40 vjeçar, Zelimkhan Khangoshvili, i njohur si Tornike K., i cili me gjasë ka luftuar në republikën çeçene me separatistët. Ai u qëllua në kokë në gusht në kopshtin zoologjik të Berlinit. I dyshuari për vrasjen e tij u kap, por ai hesht për akuzat. Sipas të dhënave të prokurorisë gjermane, i dyshuari për vrasjen duhet të ketë pasur bashkëpunëtorë në Berlin, sepse ai erdhi në Gjermani,një ditë para vrasjes, dhe nuk mund t’i zbulonte kaq shpejt zakonet e jetesës së viktimës. Presidenti rus, Putin, e ka quajtur gjeorgjianin e vrarë “bandit” dhe “vrasës”./ DW

g.kosovari

Next Post
Manastirliu: Objektet shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti do të rindërtohen

Manastirliu: Objektet shëndetësore të dëmtuara nga tërmeti do të rindërtohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

Një ditë pas protestës, Berisha: Berisha: Të vendosur për kryengritje paqësore, nuk marrim pushtet me dhunë

March 23, 2026
“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In