• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet/ Kina kërcënon SHBA me hakmarrje për Hong Kongun: Nëse shkel interesat…

by Java News
02/06/2020 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump dëshiron që për shkak të marrëdhënieve të Pekinit me Hong-Kongun ta kufizojë statusin e privilegjuar ekonomik të ish-kolonisë britanike si dhe ta reduktojë numrin e studentëve kinezë që shkojnë në SHBA.

Qeveria kineze e ka kërcënuar SHBA-në me masa të ashpra kundërvepruese nëse shkel interesat e Republikës Popullore të Kinës. Shkak për këtë reagim të Pekinit ishte njoftimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të revokuar privilegjet ekonomike për ish-koloninë britanike të Hong-Kongut dhe për të kufizuar hyrjen e studentëve kinezë në SHBA për shkak të ligjit të planifikuar nga Kina për sigurinë në Hong Kong.

Ende nuk ka masa konkrete

“Çdo fjalë dhe veprim që dëmton interesat e Kinës do të hasë në kundërmasa nga pala kineze,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian në Pekin. Veprimet e Uashingtonit përfaqësojnë “ndërhyrje serioze në punët e brendshme të Kinës” dhe minojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, tha zëdhënës. Sidoqoftë tani për tani nuk dihet se çfarë kundërmasash specifike mund të marrë Pekini.

Frikë nga një ndikim i fuqishëm i Pekinit

Parlamenti rajonal i Hong-Kongut që është besnik i Pekinit miratoi të enjten (28.05) planet e qeverisë qendrore kineze për një ligj të diskutueshëm për sigurinë për metropolin financiar. Ky ligj parashikon ndëshkime për përkje për “shkëputje”, “përmbysje”, “terrorizëm” dhe “rrezikimin e sigurisë kombëtare” dhe i mundëson shërbimit qendror kinez të sigurisë që të vendoset dhe të veprojë hapur në Hong Kong.

Hongkong & Sicherheitsgesetz China | Protest (picture-alliance/Zuma/Sopa Images/T. Yan)

Kritikët kanë frikë se ligji i ri do t’i japë qeverisë së Pekinit akses më të madh në Hong Kong dhe do të çojë në humbjen e lirisë që shijon ish-kolonia britanike pas rikthimit të saj tek Kina në vitin 1997. Sipas ligjit të ri për sigurinë policia dhe shërbimet sekrete kineze mund të vendosen Hong-Kong që gëzon statusin e zonës së veçantë administrative dhe të kenë aty fuqi të gjera. Kjo është arsyeja pse protestat kundër qeverisë kineze, që paralizuan jetën për muaj me radhë gjatë vitit të kaluar, janë ndezur përsëri në Hong Kong.

Fundi i “trajtimit special” për Hong Kongun

Presidenti Trump njoftoi të premten (29.05) se shumë shtetasve kinezë do t’u ndalohet të hyjnë në SHBA dhe se do t’i kërkojë qeverisë amerikane që t’i japë fund politikës që “i jep Hong Kongut një trajtim të ndryshëm dhe të veçantë”. Ndër të tjera qeveria amerikane do të fillojë t’i anulojë të drejtat e veçanta që gëzon Hong Kongu, p.sh. në sektorin e doganave. Duke iu referuar spiunazhit industrial nga ana e Republikës Popullore të Kinës në Shtetet e Bashkuara Trumpi tha po ashtu se studentëve kinezë që “paraqesin rrezik të mundshëm sigurie” do t’u pezullohen vizat për SHBA. /DW

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Nargjile dhe pipza kontrabandë, një i arrestuar në Tiranë, një tjetër në kërkim

VIDEO/ Nargjile dhe pipza kontrabandë, një i arrestuar në Tiranë, një tjetër në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

“O u q****a r**t se vdiqa”/ Në siklet të madh gjatë seancës plenare, deputeti Korreshi bëhet viral (VIDEO)

December 18, 2025
“Kam dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, SPAK përfundon pas 2 orë e gjysmë marrjen në pyetje të Metës për ’21 Janarin’

“Kam dëshmi të vlefshme për ngjarjen”, SPAK përfundon pas 2 orë e gjysmë marrjen në pyetje të Metës për ’21 Janarin’

December 18, 2025
Publikohen maskotët e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së për Vitin e Kalit 2026

Publikohen maskotët e Galasë së Festës së Pranverës të CMG-së për Vitin e Kalit 2026

December 18, 2025
“Suel Çela punon për Berishën dhe Nokën”/ Sot akuzojnë Salianjin, por çfarë thoshte Bardhi katër vite më parë

“Suel Çela punon për Berishën dhe Nokën”/ Sot akuzojnë Salianjin, por çfarë thoshte Bardhi katër vite më parë

December 18, 2025
Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq

Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas turq

December 18, 2025
Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

Vrau Pjerin Xhuvanin për votat, lirohet nga burgu ish-oficeri i RENEAS, Arbër Paplekaj

December 18, 2025
Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

Çështja “Balluku”, Bardhi: Do të marrim pjesë te Këshilli i Mandateve

December 18, 2025
“Komandanti ishte në formë…”, Rama pas takimit me Thaçin: U rrëmbye pa gjyq e pa akuzë!

“Komandanti ishte në formë…”, Rama pas takimit me Thaçin: U rrëmbye pa gjyq e pa akuzë!

December 18, 2025
Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

Konsumoi medikamente bujqësore, ndërron jetë 65-vjeçarja në Vlorë

December 18, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Zbardhet plagosja në Mamurras! Marku u qëllua me armë pas konfliktit të çastit, identifikohen 2 autorët

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In