• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Rriten tensionet/ Franca dhe 6 vende të BE, thirrje të fortë Turqisë, por Ankaraja…

by Java News
12/09/2020 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet në Detin Mesdhe për gërmimet për gazi po vazhdojnë. Franca dhe gjashtë vende të tjetra i bëjnë thirrje Turqisë të heqë dorë nga gërmimet. Por Ankaraja nuk do të dëgjojë.

Pas një samiti të shtatë vendeve të Bashkimit Evropian që shtrihen rreth Detit Mesdhe, të mbajtur në Korsikë, u lëshua një kumtesë e përbashkët, me të cilën mbështeten tërësisht Greqia dhe Qiproja. Partnerët janë me Qipron dhe Greqinë, u shpreh kryeministri italian Giuseppe Conte. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis theksoi se “Turqia duhet të ndërprejë gërmimet.” Ai kërkon nga qeveria në Ankara që të kthehet në tavolinën e bisedimeve. “Ne nuk do t’i lejojmë Turqisë që ta përçajë Evropën.”

Në pjesën lindore të Mesdheut gjendja ka arritur një nivel të rrezikshëm të tensionimit. Turqia po kërkon gaz nën sipërfaqen e ujit. Greqia dhe Qiproja janë të mendimit se shpimet në zonat e ujërave të tyre janë ilegale. Ankaraja i ka hedhur poshtë këto pretendime. BE i ka dërguar Turqisë për shkak të këtyre gërmimeve një ultimatum, ku kërcënon me vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj këtij vendi, nëse ai vazhdon me këto aksione. Nëse deri javën që vjen nuk arrihen përparime në dialog, në samitin e ardhshëm të BE, me 24 shtator, do të flitet për masat dhe sanksionet që mund të merren kundër Turqisë, ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE, Joseph Borrell, në fund të gushtit. Këtu bëhet fjalë edhe për sanksione ekonomike.

Frankreich | Gipfel der MED7-Mittelmeerländer in Ajaccio (picture-alliance/ANSA/Chigi Palace Press Office/Filippo Attili)Samiti i vendeve mesdhetare

Macroni shpreh gatishmëri për dialog

Nikoqiri i samitit të fundit, presidenti francez Emmanuel Macron, u shpreh i gatshëm para gazetarëve për vazhdimin e dialogut konstruktiv me Turqinë. “Por ne kërkojmë që Turqia të respektojë parimet në shtigje afatgjata.” Më parë 42-vjeçari tha se Turqia nuk është kurfarë partneri në zonën lindore të Mesdheut. “Linjat tona të kuqe janë respekti i sovranitetit të të gjitha vendeve anëtare të BE dhe respektimi i të drejtës ndërkombëtare.”

Franca ka shtuar së fundi prezencën ushtarake në rajon, në shenjë solidariteti me Athinën dhe Nikozinë. Marina franceze ka nisur ndërkohë edhe një manovër të përbashkët me forcat greke. Forcat turke po ashtu kanë nisur manovra ushtarake.

Ankaraja e quan Macronin “arrogant”

Nga Ankaraja u dërgua një përgjigje në prag të samitit: Macroni ka lëshuar një “kumtesë arrogante”, që shpreh paaftësinë dhe dëshpërimin e tij, kumtoi Ministria e Jashtme turke. Sjellja e Macronit “tregon reflekse të vjetra kolonialiste” dhe rrezikon interesat e Bashkimit Evropian. Sipas palës turke, Macroni nuk ka të kompetenca të vendosë për kufijtë në Mesdhe.

Në takimin e mbajtur në Korsikë morën pjesë Franca, Greqia, Malta, Qipro, Italia, Spanja dhe Portugalia. Ishte ky takimi i shtatë në këtë format, që quhet edhe “Med7”. Ky takim konsiderohet si parapërgatitje për samitin e ardhshëm të BE që mbahet në pjesën e dytë të shtatorit.

Problemi i Libisë

Macroni ka paralajmëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan disa herë edhe për shkak të gjendjes në Libi, sepse kjo e cënon sigurinë e Evropës. Turqia e mbështet në këtë konflikt qeverinë e Libisë. Turqia është duke dërguar në Tripoli milicë sirianë radikalë, thuhet në qarqet e Pallatit Élysée. Pas rrëzimit dhe vrasjes së Muammar al-Gaddafi në vitin 2011, në Libi ka nisur një luftë civile. Turqia e mbështet qeverinë zyrtare atje, ndërsa gjenerali Chalifa Haftar e ka mbështetjen e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Rusisë. DW

Next Post
“What The F*ck, s’mund ta besoj”/ Vajza e Robert Aliaj bëri krenarë gjithë shqiptarët, fitoi ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

“What The F*ck, s'mund ta besoj”/ Vajza e Robert Aliaj bëri krenarë gjithë shqiptarët, fitoi ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In