Maqedonia e Veriut ka regjistruar 5 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 teksa rastet e reja gjithashtu janë rritur. Sot janë shënuar plot 127 raste, rreth 50 më shumë se dje.
Shkupi ka shënuar 38 raste, teksa shihet se në Kumanovë ka pasur një rritje të ndjeshme pasi u shënuan 23 në 24 orët e fundit.
Viktimat në Maqedoninë e Veriut tashmë numërohen në 573 kurse të infektuarit në total po shkojnë drejt 14 mijës.
/e.rr