• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rriten pagat për 5 mijë punonjësit e bashkisë Tiranë deri në 36%

by Java News
31/03/2017 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Rriten pagat për rreth 5 mijë punonjës të Bashkisë së Tiranës. Një vendim i zbardhur nga gazeta, i cili do ti çohet për miratim Këshillit Bashkiak, parashikon rritjen e pagave për disa kategori punonjësish. Propozimi vjen në një kohë kur qeveria sapo ka miratuar ndryshimet e pagave për nënpunësit civil dhe Bashkia e Tiranës parashikon që paga minimale në këtë institucion të jetë 30 mijë lekë të reja. Rritja e pagës varjon nga 7% deri në 36%.

Pagat
Por sa do të jenë pagat për drejtuesit e bashkisë dhe administratorët? Kryebashkiaku Erion Veliaj do të ketë një pagë prej 174 mijë lekë, ndërsa nënkryetarët e bashkisë do përfitojnë 140 mijë lekë. Në këtë mënyrë kryebashkiaku dhe nënkryetarët janë vetpërjashtuar nga rritja e pagës.

Ndërkohë Administratori i Përgjithshëm do paguhet me 129 mijë lekë, ndërsa drejtorët e përgjithshëm me 118 mijë lekë. Përgjegjësit e sektorit do përfitojnë 70-80 mijë lekë, ndërsa specialistët do të kenë një pagë duke filluar nga 38 mijë deri në 61 mijë lekë të reja.

Rritja më e madhe
Rritjen më të madhe të pagave në Bashkinë e Tiranës e përfitojnë pastruest, të cilat nga 22 mijë lekë, tashmë do të marrin 30 mijë lekë. Për sa i përket Policisë Bashkiake, rritja varjon deri në 15%, ku inspektorët e Policisë Bashkiake do të marrin 76 mijë lekë, ndërsa punonjësi i policisë Bashkiake do të ketë një pagë prej 58 mijë lekë.

Shtesa
5 mijë punonjësit e bashkisë do të marrin shtesën në pagë duke filluar nga muaji mars. Vendimi sipas burimeve nga qeveria është mirataur në kuadër të rritjes së pagave që ka bërë qeveria më datën 2 mars. ‘Këto ndryshime vijnë si domosdoshmëri e rritjes së pagës minimale në shkallë vendi dhe ndryshimeve në legjislacionin e pagave për pushtetin vendor., por edhe për shkak të rritjes së inflacionit.

Niveli i pagave për nëpunësit në institucionet në varësi të Bashkisë së Tiranës, bazohet në pagën e grupit (diplomën e shkollës), e cila lidhet ndushtë me nivelin arsimor, shtesa për vjetërsinë e punës që është 2% për çdo vit pune”,- thuhet në relacionin e Bashkisë së Tiranës.Vendimet për rritjen e pagave pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do zhvillohet në datën 5 prill.

ma.me
Next Post
Franca e Gjermania thirrje: Ne të udhëheqim BE-në

Franca e Gjermania thirrje: Ne të udhëheqim BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In