Dimitraq Ziu zëvendës drejtor për rendin dhe sigurinë publik në Tiranë ka deklaruar se policia ka rritur masat e sigurisë në disa seli diplomatike. Janë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada Gjermane, Ambasada Turke dhe ajo Ruse që do të ruhen me masa më të larta sigurie.
Ziu u shpreh se nuk ka informacion për rrezik të mundshëm ndajh selive por masat janë ndërmarrë për efekt sigurie.
Ndërsa shtoi se janë marrë masa të veçanta për festat e fundvitit ku janë ndaluar 40 persona në kërkim po mbahen nën kontroll të gjithë individët me precedentët penal.











