• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Rriten me 40 % financimet për rrugët këtë vit

by A R
20/05/2017 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në janar-prill u përdorën për projektet e investimeve 10.2 miliardë lekë nga 7.2 miliardë vitin e kaluar. Kjo shumë, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, është e shpërndarë në afërsisht 400 zëra dhe projekte, ku dominon përgjithësisht financimi me vlera të vogla. Rezulton që këtë vit elektoral të jenë përshpejtuar ndjeshëm ritmet e shpenzimeve buxhetore kapitale, ndonëse mazhoranca ka miratuar së fundi një ligj, që ndalon tejkalimet e ndjeshme në këtë fushë në periudha zgjedhjesh. Por shihet se shuma e disbursuar është së paku 40% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Projektet
Projekti më i financiar është një zë shpronësimesh, prej 1.3 miliardë lekësh ose rreth 10 milionë euro që është përdorur si kompensim për ndërtimin e infrastrukturës energjetike, sipas të dhënave nga Ministria e Financave. I dyti në radhë për sa i përket financimit vjen projekti i rrugës Qukës–Qafë Plloçë që ka marrë nga buxheti i shtetit për tre muajt e parë një financim prej 941 milionë lekësh ose 6.8 milionë euro. Projekti i tretë për financimet është ndërtimi i segmentit rrugor Tiranë – Elbasan, me 480 milionë lekë ose 3.3 milionë euro.

Këto dy segmente janë lënë në mes të rrugës nga qeveria Berisha për mungesë fondesh, për më pas dolën edhe probleme serioze të projektimit. Rruga nga Qukësi në Qafë Plloçë, e cila shkurton shumë distancën drejt Korçës, pësoi ndryshime të mëdha në projekt, ndërkohë që rruga e re e Elbasanit u vonua katër vjet, pas shembjes masive të faqeve të malit në Ibë, që nuk ishte parashikuar nga studimet e mëparshme gjeologjike.

Më tej, financimet më të mëdha janë marrë nga projekti i furnizimit me ujë të qyteteve të Durrësit dhe Kavajës dhe impianti i prodhimit të energjisë nga mbetjet në Tiranë, inceneratori i Elbasanit etj.

Në kuadër të financimit të projekteve publike, prioritetet janë zhvendosur dukshëm, nga ndërtimi i rrugëve nacionale, në investime në sektorin e energjisë, ujit, përpunimit të mbetjeve dhe rrugëve dytësore. Ministria e Transportit raportoi se nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar ka ndërtuar vitin e kaluar vetëm 19.4 kilometra rrugë, nga të cilat 13.7 kilometra i takojnë financimit të jashtëm dhe 5.7 kilometra financimit të brendshëm.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Transportit, me financim të brendshëm janë ndërtuar 5.7 kilometër me një kosto 4.3 miliardë lekë. Kosto e ndërtimit me fonde të brendshme ishte 767 milionë lekë ose 5,6 milionë euro për kilometër. Kostoja nga financimi i huaj ka qenë shumë më e ulët. Sipas të dhënave nga Ministria e Transportit, gjatë vitit 2016 janë ndërtuar nga financimet e huaja 13.6 kilometër kundrejt financimit 3.3 miliardë lekë. Përllogaritjet tregojnë së një kilometër rrugë e financuar nga fondet e huaja ka kushtuar 1.7 mln euro./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Vetëvendosje afrohet me LDK-në

Bëhet publike lista e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

March 28, 2026
I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion me mbi 11 vite burgim, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari, pritet ekstradimi

March 28, 2026
Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

March 28, 2026
“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

“Humbje që dhemb shumë”, Arbër Hoxha tregon vuajtjen në mbrëmjen e “hidhur” të 26 marsit

March 28, 2026
“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In