Në një shkollë për teknologji “Howard High School”, në Delaware të Amerikës, ndodhi një incident fatal mes disa vajzave. Një grup i vajzave, rrahën për vdekje një 16 vjeçare pasi ajo kishte biseduar me një djalë, që njëra prej vajzave nga grupi thuhet se e pëlqente.
16 vjeçarja u rrah në tualetin e vajzave duke pësuar lëndime të rënda në kokë dhe stomak, pas përleshjes së dhunshme nga grupi i vajzave. “Ajo ishte duke u rrahur me një vajzë tjetër, dhe më pas asaj iu bashkëngjitën shumë vajza tjera duke e hedhur vajzën nëpër tualet kur një çast ajo e goditi kokën në lavaman”, ka treguar një dëshmitare.
Ajo u dërgua menjëherë në spital, por pas një kohe shumë të shkurtër ajo vdiq në krahët e prindërve të saj. Sipas studentëve të tjerë thuhet se rrahja mes tyre ka filluar vetëm për një djalë