Konferenca e Kryetarëve e mbajtur në Kryesinë e Kuvendit ka rrzuar rezolutën e PD-së në lidhje me heqjen e dekoratave të ish funksionarëve të Partisë Komuniste. Në dalje të mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se maxhoranca sërish e justifikoi rrëzimin e rezolutës së tyre me argumentin se nuk është praqitur zyrtarisht në Parlament dhe se në lidhje me çështjen e dekoratave, vetë qeveria ka bërë tashmë gati një draft.
“Rezoluta e paraqitur për heqjen e dekoratave të ish kriminelve të nomenklaturës, ata edhe një herë e justifikuan me faktin që është PS që ka paraqitur një projektligj, por për ne ai draft nuk i paraqit të gjitha kërkesat tona. Na u nxorr fakti se gjoja nuk është paraqitur zyrtarisht, ne do ta bëjmë edhe një herë procedurën dhe do të presim të votohet.”- deklaroi Paloka.
Paloka ka folur edhe në lidhje me Komisionin për reformën zgjedhore, ku sipas kreut të grupit të PD mbetet të paraqiten emratpër këtë komision.
“Emrat kanë mbetur për t’u paraqitur, në komision bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, anëtar Arben Ristani, Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe një anëtar i takon republikanëve”, tha Paloka.
I pyetur për reformën në drejtësi, deputeti Paloka tha se nuk është diskutuar në konferencën e kryetarëve për të tillë çështje. Paloka shtoi se ajo që mbetet për tu bërë në këtë reformë është zbatimi i rekomandimeve të Venecias
“Reforma në drejtësi nuk u diskutua, për të janë thënë të gjitha, pak kanë ngelur, gjëja që ka mbetur është zbatimi i rekomandimeve të komisionit të Venecias nga ana e maxhorancës.”- tha Paloka.