Ngjarje tragjike në Itali. Ndërron jetë në vendin e punës një punëtor shqiptar.
Rasti u regjistrua në komunën Montecatini Val di Cecina në qytetin e Pizës.
Një shqiptar i cili po punonte në një vilë është rrëzuar nga shkallët dhe ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet në këmbët e një shkalle dhe karabinierët e kompanisë Volterra (Pisa) po operojnë në vend dhe po përpiqen të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ponteginori, brenda pronës Mocajo, një rezidencë e shekullit të tetëmbëdhjetë e shndërruar në një hotel luksoz.
/s.f