Trupi i pajetë i një personi është gjetur gjatë natës së lënë pas në një përrua.
Më konkretisht, rreth orës 00:30 të kësaj të premte, në fshatin Delvinë, në një përrua është gjetur i pa jetë Mitat Ibrahimi, 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se i moshuari ka rrëshqitur.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se i moshuari ka qenë duke kërkuar bagëtitë.
Në mënyrë aksidentale ai ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra, ku si pasojë ka humbur jetën.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. /a.m.










