• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KQZ nuk shprehet për kërkesën për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve

by A R
20/04/2017 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka marrë vendim në lidhje me kërkesën e PS-LSI për shtyrjen e afateve të regjistyrimit të koalicioneve. Pas debateve të zhvilluara, kryetari i KQZ Denar Biba deklaroi se nuk ka bazë ligjore për një venbdim të tillë. Edhe pse ai e ka vlerësuar kërkesën, tha se KQZ nuk mund të merrte një vendim. Edhe përfaqësuesit e pakicës më herët e kundërshtuan kërkesën e PS-LSI.

“Pa opozitën do ketë zgjedhje por jo një proces të mirëfilltë. Nuk ka bazë ligjore që të marim një vendim. Kërkesën e çmoj por KQZ nuk duhet të marrë vendim. Nëse KQZ merr një vendim duhet të jetë unanim e gjithëpërfshirës. PS dhe LSI japin argument politik dhe jo juridik”, tha Denar Biba.

****

Salianji: KQZ të shprehet nëse shtyrja e afatit e cënon procesin

E përditësuar – Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tha të enjten se, shtyrja me disa ditë e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje nuk e cënon procesin dhe as Kushtetutën, por synon t’i japë mundësi opozitës të hyjë në zgjedhje.

KQZ ka nisur te enjten diskutimin e kërkesës së PS-LSI për shtyrjen e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve. Eksperti ligjor i PS-së argumentoi arsyet e shtyrjes së afatit, duke theksuar se më e rëndësishme se kjo është hyrja e opozitës në zgjedhje.

“Kjo kërkesë e jona vjen në një kohë jonormale sa i takon procesit elektoral, pasi situata politike në vend nuk është e mirë, pasi kemi opozitën që nuk është e regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit. Ndaj PS dhe LSI, në vijimësi ka kërkuar që opozita si institucion, të bëhet pjesë e zgjedhjeve dhe gjatë kësaj kohe dhe në ditët në vazhdim janë negociatat që do ti bënin të mundur opozitës të hyjë në zgjedhje, qe është një e drejtë dhe detyrim i saj. Data e zgjedhjeve është ditë e shënuar dhe ne do japim gjithë kontributin tone që opozita të jetë në zgjedhje. Ne kërkojmë një qëndrim nga ju nëse shtyrja e afatit ligjor e cënon procesin zgjedhor? Por, më e rëndësishme se afatete per ne është hyrja e opozitës në zgjedhje. Ne e njohim ligjin dhe bazuar mbi të kemi bere dhe kërkesën”, argumentoi kërkesën e PS-LSI juristi Salianji.

Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ Ivi Kaso, ka shprehur kundërshtitë e forcës që përfaqëson në lidhje me kërkesën e PS-LSI.

Debatet:

Ivi Kaso: Kisha shumë gjëra për të thënë. Qëndrimi i opozitës së bashkuar është bërë i ditur me një material për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur. Që ditën e diel i është bërë i ditur KQZ. Fjala e Salinajit nuk ishte për tu mbajtur në KQZ, por në sallën e Kuvendit, apo në një ambient tjetër. Shpreh mirënjohje dhe për pranimin e krizës së thellë politike që i bëri përfaqësuesi socialist.

Denar Biba: Edhe këto janë fjali për Kuvend.

Ivi Kaso: Janë shqetësime të prekura. I kërkohet mirëkuptim KQZ që të garantohen të drejtat e opozitës. Të drejtat kushtetuese të partive i garanton Kushtetuta. Duhet të bëjmë shumë kujdes kur sjellim këto argumente. Kushtet e opozitës ia krijon Kushtetua dhe ligjet e vendit. Opozita vetëm ato që i garanton Kushtetua, merr. Ajo që mund t’i jepet krizës institucionale, është dialogu dhe gjithë përfshirja politike. Kjo është një kërkesë, (Për shtyrjen e afatit të regjistrimit) që nuk di të qeshësh apo të qash, apo frymë të ligjit që e mbështet. Ligji thotë se nuk mund të pranohet kur paraqitet më vonë, si pas 60 apo 70 ditësh. KQZ më herët i ka konsideruar këto shkelje. KQZ nuk ka kompetencë për të marrë vendim tjetër. Kjo është shkelje e qartë dhe e pastër e ligjit dhe akrobaci zgjedhore. Refuzoni të zgjidhni problematika që nuk i keni krijuar më parë dhe nuk keni kompetencë.

Eridian Salianji: Ju si organ partiak a jua cenon procesin zgjedhor? A jeni të aftë që të siguroni zgjedhje të lira dhe të ndershme?

Ivi Kaso: Cenohet besueshmëria, s’ka cenim më të rëndë. E vetmja gjë që ju mban ju është dispozita ligjore që është shkruar të zezë mbi të bardhë. Kjo është shkelje.

***

Pas përfundimit të afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve mesnatën e 19 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur të enjten për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim që kerkojnen shtyrjen e këtyre afateve të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në nisje të mbledhjes së sotme të KQZ-së zyrtarë të administratës zgjedhore konfirmuan se deri në orën 24:00 të së mërkurës nuk ka pasur asnjë kërkesë për regjistrim koalicionesh, ndërkohë që KQZ ka qënë ne pritje deri në skadimin e afatit ligjor në mesnate.

Dy ditë me parë, kryetarët e grupeve parlamentare te PS dhe LSI ju drejtuan me një letër KQZ-së, ku shprehen se janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin. Dhe në këtë kontekst social-politik, vijon letra, i kërkohet KQZ-së të shqyrtojë mundësinë për shtyrjen e afatit të regjistrimit të partive politike në zgjedhje dhe të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore.

Kjo kërkesë u kundërshtua të mërkurën nga opozita, e cila e konsideroi antiligjore dhe shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor. Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se kërkesa ka për qëllim vetëm përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e 18 qershorit. Pas tij, të njëjtën gjë përsëriti edhe kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit, i cili tha se maxhoranca nuk dëshiron të hyjë në zgjedhje pa opozitën./b.d

Next Post
Kishte kthyer banesën në laborator droge, kapet shqiptari në Itali/FOTO

Kishte kthyer banesën në laborator droge, kapet shqiptari në Itali/FOTO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In