Parlamenti ka miratuar sot Buxhetin 2017 me 80 vota pro. Po kështu, është rrëzuar edhe kërkesa e LSI-së për pezullimin e financimit të partneritetit publik-privat për laboratorët spitalorë. Gjithashtu, u miratua ligji i ri për akcizat, ku përfshihet edhe akciza e gazit. Në fillim LSI ishte kundër akcizës për gazin, por më pas ra dakord me mazhorancën për uljen e propozimit fillestar.