Një pilot i huaj dhe dy ushtarë afganë humbën jetën pasi helikopteri i kontraktuar nga NATO u rrëzua brenda një baze ushtarake në Afganistan.
Sipas një zyrtari të ushtrisë atje, tre persona të tjerë, mes tyre edhe një pilot i huaj mbetën të plagosur.
Helikopteri MI-14 u rrëzua pak kohë pasi ishte ngritur në fluturim nga baza ushtarake që ndodhet pranë qytetit verior të Mazar-i-Sharif.
Zyrtari afgan tha se shkak për këtë aksident dyshohet të jetë bërë një problem teknik dhe helikopteri shpërtheu në flakë pasi ra në tokë.
Kombësia e pilotëve të huaj që ndodheshin në helikopter nuk dihet ende.
/b.d