Një avion ushtarak mallrash është rrëzuar këtë të mërkurë në Savannah të Georgias. Lajmi konfirmohet nga Forcat Ajrore të Amerikës, të cilat thonë se bëhet fjalë për një avion “C-130” të Gardës Ajrore Kombëtare.
Në këtë ngjarje mbetën 2 persona të vdekur dhe 3 të plagosur.
Rrëzimi në fakt nuk ka ndodhur në pistën e aeroportit, por disa milje më larg në një autostradë, shtoi më tej zëdhënësja Candace Carpenter, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme edhe nga aeroporti.
“Ishte e tmerrshme”, tha Denver Goodwin, që punon në një shërbim riciklimi pranë një varreze makinash, që e pa ngjarjen nga rruga më e afërt. “Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerëzit në godinë u kapluan nga paniku. Ishte me të vërtetë e tmerrshme”.
Videot e publikuara nga filiali i CNN-it, “WSAV” shfaqën renë e dendur të tymit dhe flakët që vinin nga vendi i ngjarjes, që dyshohet të jetë një magazinë.
Një postim në “Twitter” nga Shoqata e Zjarrfikësve profesionistë të Savannah tregonte bishtin e avionët që bëhej i dukshëm mes zjarrit dhe tymit. Momentalisht u mbyll edhe qarkullimi në autostradën aty pranë./a.m.