Një avion i vogël që ishte mbushur me gati gjysmë ton kokainë u rrëzua në Meksikën qendrore pas një ndjekje ajrore me shpejtësi të lartë.
Në bord ishin dy persona, të cilët për fat të keë hubën jetën.
Helikopterët ushtarakë meksikanë kapën avionin në hapësirën ajrore dhe e ndoqën atë për qindra milje deri sa mbaroi karburanti dhe u rrëzua në Botija, Queretaro të hënën, tha ministria në një deklaratë.
Aeroplani ishte i ngarkuar me rreth 400 kilogramë kokainë, shtoi ministria. Në muajt e fundit një numër avionësh biznesi janë rrëzuar ose janë braktisur në Amerikën Qendrore dhe Meksikën Jugore në një rritje të dukshme të kontrabandës ajrore.
Rrëzimi i së hënës erdhi më pak se dy javë pasi një avion biznesi i raportuar i vjedhur në Meksikë u rrëzua në një xhungël të Guatemalës pranë një rrip ajri të fshehur, duke lënë dy burra të vdekur, edhe në këtë rast ishte mbushur me drogë.
/a.r