Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur ditën e sotme në provincën e Nevshehir të Turqisë, ku një avion luftarak është rrëzuar gjatë një misioni trajnimi.
Sipas mediave turke, avioni F-16 dyshohet të jetë përplasur në tokë pas disa problemeve me motorrin.
Nga aksidenti ka mbetur i vdekur vetëm piloti ushtarak.
Grupet hetimore kanë mbërritur në vendngjarje për të vijuar më tej me hetimet e ngjarjes.
a.ç