Një aeroplan luftarak rus është rrëzuar në veri të Damaskut sot, ndërsa piloti i tij është kapur nga rebelët në këtë zonë, sipas Mbikëqyrësit Sirian të Drejtave të Njeriut.
Ndërkohë, mediat siriane raportojnë se rrëzimi i aeroplanit është shkaktuar nga një defekt teknik, dhe se kërkimi për pilotin, i cili kishte dalë nga aeroplani para rrëzimin, ka nisur, përcjell Gazeta Express. Kryengritësit, në anën tjetër, thonë se aeroplani është rrëzuar nga ata, por nuk kanë treguar se më çfarë armatimi është rrëzuar. (b.an)