• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohen raportet gjinore, në 2061 do ketë 78 burra për 100 gra

by Java News
28/02/2019 07:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ndër dekada raportin gjinor të popullsisë e kishte në favor të burrave. Si një vend ku aborti selektiv ishte i lartë, në Shqipëri numri i burrave ka qenë gjithmonë më i lartë se i grave.

Sipas projeksioneve të fundit të INSTAT, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra për 100 gra. Aktualisht ka 99.8 burra për 100 femra, teksa shihet se ky raport është përkeqësuar dukshëm në raport me censin e fundit. Raporti  gjinor në vitin 2011 ishte 107.8 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra më 2031, teksa përkeqësimi do të vijojë edhe më tej.

Në vitin 2061 popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth 2 milionë banorë sipas skenarit të mesëm. Nga totali, 44 % e popullsisë do të jenë meshkuj dhe 56 për qind do të jenë femra, ose 78.6 burra për 100 gra.

Sipas INSTAT raporti gjinor do të përkeqësohet kryesisht nga emigracioni, pasi projeksionet mbi raportin gjinor në lindje do të jenë në favor të meshkujve edhe për dekadën në vijim.

Raporti gjinor në lindje në Shqipëri është mbi nivelin e tij natyror, me rreth 108 bebe djem për çdo 100 bebe vajza. Për këtë tregues është supozuar që ai do të zvogëlohet në mënyrë graduale dhe do të arrijë nivelin natyror prej 105 djem për çdo 100 vajza në vitin 2031. Zvogëlimi i këtij treguesi do të jetë i njëjtë në të tre variantet, optimist, pesimist dhe normal.

Popullsia e vendit është përfshirë në një tranzicion të frikshëm, në vitet në vijim ku popullsia e saj do të pakësohet, do të plaket dhe do të ketë një varësi të lartë nga gratë.

Kategorizimi i meshkujve në minorancë në dekadat në vijim do të sjellë ndryshime edhe në strukturën e ekonomisë në Shqipëri.

Forca e punës në Shqipëri aktualisht dominohet nga burrat, gratë ende kanë një pjesëmarrje të ulet në forcën e punës rreth 40 për qind. Në dekadat e ardhshme bizneset do të duhet të përshtatin projeksionet e tyre për një forcë pune ku dominojnë gratë. Gjithashtu oferta për mallra do të duhet të përshtat për femrat dhe gjithashtu produktet për konsum do të kenë një target më të madh për moshat e vjetra./Monitor.

E.Xh./

Next Post
Zbuloni si parashikohet moti për ditën e sotme

Zbuloni si parashikohet moti për ditën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In