Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë të Fredi Belerit, për të shpallur të paligjshme përgjimet që u kryen ndaj tij gjatë fushatës zgjedhore.
Gjyqtari Florjan Kalaja, miratoi si të ligjshëm vendimin e Shkallës së Parë që bëri të vlefshme veprimet hetimore të Prokurorisë së Vlorës kundër kandidatit fitues për Bashkinë e Himarës.
Rezultatet e përgjimeve dhe vëzhgimeve janë prova më e fortë e prokurorisë kundër Belerit.
Ai ndodhet në qeli që prej 12 majit, me dyshimet se është përfshirë në korrupsion zgjedhor. Ai ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar lirinë edhe në Gjykatën e Lartë.
/f.stafa