• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëzohen dekretet, çfarë ndodh në mbledhjet online të Kuvendit të Shqipërisë

by Java News
08/04/2020 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqiperise vijon mbledhjet e Komisioneve Parlamentare, online, e vetëm dje u rrëzuan dy dekretet e presidenti Meta, për ligjin “Anti KÇK”, një problem shumë shqetësues konstaton Instituti i Studimeve Politike.

Shqetësim që mund të kthehet në rrezik serioz nëse vijohet në këtë mënyrë.

Bëhet fjalë për mos aksesin e medias gjatë mbledhjeve dhe zbardhjen e procesverbaleve për gjithë sa ndodh në mbledhje, ku sundojnë në shumicë fjalët “nuk dëgjohet qartë”, për shkak të lidhjeve jo shumë të mira online.

“ISP po ju paraqet sot një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij”, thuhet në shkrimin e botuar nga ISP.

Sipas ISP, Kuvendi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar transparencë mbi mbledhjet, debatet, aktet dhe gjithë elementët e tjerë të vendimmarrjes parlamentare në komisione dhe në seancën e ardhshme plenare.

Postimi i plotë:

“Kuvendi i Shqipërisë vijon aktivitetin dhe vendimmarrjen përmes komunikimit online. Komisionet kryesore në Kuvend rrëzuan dje dy dekrete për kthim ligjesh të Presidentit, ai i njohur si ligji KÇK dhe ai për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë. Duke qenë nisma politike të qeverisë ishte e pritshme që Kuvendi me mazhorancën absolute që ka të votonte kundër, pavarësisht nëse Kuvendi punon rregullit apo në situatë të jashtëzakonshme. Vendimmarrjet në parlament kanë detyrimin ligjor e kushtetues të respektojnë praktikat e mira parlamentare dhe të jenë transparente.

Shqetësimi i ngritur javën e kaluar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) mbi parregullsitë që mund të krijohen nga punimet online dhe apeli që Kuvendi të zhvillojë punime live të verifikueshme për cilindo që ka interes në monitorimin e ndjekjen e tyre, fatkeqësisht rezultoi se nuk është marrë në konsideratë nga Kuvendi. Ndaj, edhe në raportimet e djeshme në mediat televizive asnjë prej tyre nuk kishte pamje filmike ilustruese, një tregues se media nuk ka pasur aksesin e nevojshëm për verifikimin e mbledhjeve, debateve dhe vendimmarrjes, edhe në raste të tilla me rëndësi, siç ishin rrëzimi i dy dekreteve për ligjet e mësipërme, për të cilat shoqëria civile vazhdimisht ka ngritur shqetësime.

Praktika e punës online e Kuvendit është një situatë e imponuar, por në Shqipëri nuk ka përvojë dhe në një vend ku standardet e transparencës janë minimale, kjo praktikë mund të ndikojë në thellim të cenimit edhe më tej të këtyre standardeve. ISP po ju paraqet sot një ilustrim nga mbledhja e parafundit e Komisionit të Ligjeve në Kuvend, komisioni më i rëndësishëm në procedurën parlamentare. Siç shihet, vetëm në një faqe ka 12 raste kur fjalitë & fjalët e relatorit të ligjit mungojnë, nuk dëgjohen ose nuk kuptohen. Ky është një dokument zyrtar dhe nëse praktika të tilla vijojnë në këtë formë, dokumenti humbet vlerën e të qenit zyrtar, aktet e miratuara humbasin vlerën e praktikës ligjore dhe vetë Kuvendi humbet shumë në besueshmërinë e punimeve dhe të produkteve ligjore të tij.

ISP, si organizatë monitoruese për aktivitetin parlamentar, për nxjerrjen e akteve ligjore dhe për respektimin e Kodit të Etikës në Kuvend, uron që ky të jetë rast i izoluar dhe që alibitë mbi çështjet teknike të mos kthehen në kosto për transparencën dhe detyrimet ligjore të Kuvendit. Gjithashtu ISP apelon Kuvendin që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar transparencë mbi mbledhjet, debatet, aktet dhe gjithë elementët e tjerë të vendimmarrjes parlamentare në komisione dhe në seancën e ardhshme plenare. Kjo është minimumi i standardeve që një parlament duhet të përmbushë. Instituti i Studimeve Politike (ISP)”./abcnews.al/

Next Post
“Pacienti 1” në Itali bëhet baba, Mattia humbi të atin gjatë epidemisë por “fitoi” Giulian

“Pacienti 1” në Itali bëhet baba, Mattia humbi të atin gjatë epidemisë por “fitoi” Giulian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

“Shqipëria Bëhet” mblidhet sërish para Kryeministrisë, mes protestuesve edhe deputeti demokrat Besart Xhaferri

January 31, 2026
U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

U dhunuan brenda makinës, gruaja tregon si ndodhi ngjarja: Jemi ngujuar në shtëpi nga frika

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In