• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziqet seksuale online, ekspertët e KE-së: Prindër, si duhet t’i mbroni fëmijët!

by Java News
17/11/2017 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të Ditës Evropiane për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi Seksual, më 18 nëntor, Këshilli i Evropës ka botuar një sërë videosh udhëzuese në internet se si të mbrojmë fëmijët nga rreziqet e reja të natyrës seksuale që hasin në internet, dhe se si t’i ndihmojmë ata për të lundruar në mënyrë të sigurtë në hapësirën dixhitale.

“Të gjithë ne – prindërit, mësuesit, komunitetet, qeveritë, – duhet të sigurojmë që teknologjia dhe mediat e reja t’i ndihmojnë fëmijët të eksplorojnë, mësojnë dhe të zhvillohen, dhe jo që të bien pre e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjørn Jagland, duke theksuar rëndësinë e të mos pasurit turp nga problematika e shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual të fëmijëve në internet, por duke e nxjerrë atë në dritë dhe duke kërkuar mënyra për të trajtuar atë.

Të gjashta videot udhëzuese dhe fletëpasjet që janë publikuar sot, u ofrojnë prindërve këshilla praktike në lidhje me kontrollin prindëror mbi përdorimin e mjeteve dixhitale për
grupmosha të ndryshme – fëmijë nën moshën tetë vjeç, ata nga 9 deri në 12 vjeç dhe
fëmijët ndërmjet 13 dhe 17 vjeç. Tema të tjera të trajtuara në videot udhëzuese përfshijnë
kërcënimet e veçanta që fëmijët hasin në internet dhe se çfarë duhet bërë nëse fëmija juaj ka rënë viktimë e tyre.

Shtrëngimi dhe zhvatja seksuale (sextortion) është ajo situatë kur një shkelës i bën shantazh një fëmije me ndihmën e imazheve të vetë-gjeneruara të fëmijës për të kërkuar favore seksuale, para ose përfitime të tjera. Ky “shantazh përmes kameras së Web-it” është rritur me shpejtësi në vitet e fundit, por mbetet akoma gjerësisht i paraportuar nga viktimat në moshë të re. “Mos ndani informacion dhe mos paguani gjë; ruajini provat, kryeni shkrepje të imazheve në ekranin e kompjuterit tuaj dhe mos fshini asgjë”, janë disa nga këshillat e shpejta që ekspertët e Këshillit të Evropës u japin viktimave.

“Sexting” (dërgimi dhe marrja e mesazheve me natyrë qartësisht seksuale), zakonisht
nëpërmjet pajisjeve celulare, është ajo situatë kur një fëmijë humbet përgjithmonë kontrollin e përmbajtjes dhe mund të bëhet subjekt i ngacmimit, shantazhit dhe manipulimeve të tjera.

“Sex-chatting” (bashkëbisedimet seksuale – ndarja e imazheve ose materialeve seksuale
midis një fëmije dhe një të rrituri në rrjetet sociale, platformat e lojërave dhe dhomat e
komunikimit virtual (chatroom) shpesh përbën hapin e parë drejt miqësimit me fëmijën dhe
krijimit të pornografisë së fëmijëve. Hulumtimet tregojnë se, brenda dy minutash komunikim në chat room, pedofilët zhvillojnë biseda me përmbajtje të lartë seksuale me fëmijë. Duke u siguruar që fëmijët të mos shtojnë të panjohur si “miq” në rrjetet sociale, duke vlerësuar në mënyrë kritike informacionin që ata ndajnë, dhe duke vëzhguar nga afër sjelljet e tyre, mund të ndihmojë në kufizimin e rreziqeve.

“Shkelësit qe joshin fëmijën” krijojnë një lidhje emocionale me të dhe mund të përpiqen më pas të shfrytëzojnë viktimat e tyre në moshë të re duke i bindur ata të marrin pjesë në
aktivitete seksuale në internet, ose t’i takojnë ata në botën reale dhe t’i nënshtrojnë ndaj
dhunës seksuale ose trafikimit. Mbajtja sekret e përmbajtjes së “ekraneve” (të telefonit apo
kompjuterit), përdorimi i një gjuhe më përmbajtje seksuale jo familjare për fëmijën, marrja e dhuratave dhe pajisjeve që nuk ua kanë dhënë prindërit – të gjitha këto shenja duhet ta
paralajmërojnë prindin për rrezikun e joshjes së fëmijës së tyre online.

Shpalosja pa dëshirë e imazheve seksuale (hakmarrja pornografike) është rreziku që hasin
fëmijët pas përfundimit të një marrëdhënieje. Çfarë duhet t’u thonë prindërit fëmijëve të tyre në mënyrë që ata të mos bëhen viktima të pornografisë hakmarrëse; çfarë duhet të bëjnë nëse fëmijët e tyre marrin imazhe seksuale të një fëmije tjetër; nëse krijojnë imazhe qartësisht seksuale dhe mësojnë se ato janë ndarë me të tjerë në internet? “Mos ndani me të tjerë dhe fshini menjëherë imazhet e marra”; “Ruani provat dhe raportojini ato në polici”; “Mos merrni kurrë fotografi të të tjerëve që janë qartësisht seksuale” – këto dhe këshilla të tjera mund të ndihmojnë prindërit dhe fëmijët e tyre të dalin nga situata thellësisht traumatizuese.

Në qershor të vitit 2017, Këshilli i Evropës ka nisur një raund të ri monitorimi në 42 shtete
palë në Konventën e Lanzarote-s, duke u fokusuar në mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi
dhe abuzimi seksual të lehtësuar nga teknologjitë e informacionit dhe komunikimit. Përgjigjet e Palëve dhe komentet e shoqërisë civile do të shqyrtohen në 2018-2019, dhe do të përgatitet një raport i detajuar mbi situatën.

ma.me/javanews.al

 

Next Post
Nisma sensibilizuese e Policisë së Shtetit nëpër shkolla kundër duhanit

Nisma sensibilizuese e Policisë së Shtetit nëpër shkolla kundër duhanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In